Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,364 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon: “Eshte e palogjikshme, por ja cfare ka vendosur Icardi. Me Paraticin ka pasur kontakte Wanda.”

Biasin zbulon: “Eshte e palogjikshme, por ja cfare ka vendosur Icardi. Me Paraticin ka pasur kontakte Wanda.”
Inter Club Staff

Mauro Icardi eshte rikthyer ne temen e dites tek Interi pas disa ditesh mungese ne faqet e mediave online apo atyre te shkruara.

Mbase ka mjaftuar ditelindja e Lautaro Martinez ku ai eshte shfaqur me shoket e skuadres per te ndezur edhe njehere debatin e ngritur rreth tij.

Ai eshte pare diten e djeshme mes shokeve te skuadres me nje buzeqeshje sikur te mos kishte ndodhur asgje deri me sot, edhe pse e gjitha mund te jete nje mbulese e mire per gjendjen e tij te renduar emocionale. Ku i dihet.

Por nderkohe qe te gjitha mediat e rendesishme kane folur per te, tashme ka qene edhe radha e Fabrizio Biasin te jape mendimin e tij.

Gazetari italian i cili eshte edhe nje tifoz shume i madh i Interit njihet per afrimitetin e tij me Ausilion si dhe me dyshen Wanda Nara – Mauro Icardi.

Pikerisht ky afrimitet te ben te mendosh se ai mund te dije dicka me shume ne te gjithe kete histori qe tashme eshte tejzgjatur.

I intervistuar ne emisionin e Radio 24, Tutti Convovati ne Itali, Biasin ka folur keshtu per te ardhmen e Mauro Icardit.

Per gazetarin tashme eshte e sigurt qe Mauro Icardi do te qendroje tek Interi: “Eshte totalisht nje menyre e te mendurit e pa logjikshme duke pare faktet sepse kush nuk luan nuk eshte nje lojtar, por Icardi do te qendroje tek Interi me 99.99% sipas asaj qe di une.”

“Paratici ka folur shume here me Wanda Naren, ka kerkuar te flase me lojtarin por nuk ja ka dale dot sepse nuk ka dashur Icardi.”

Keto kane qene fjalet e Biasin. Nderkohe duket e dyshime fakti qe Mauro Icardi te mos kete folur asnjehere me Paratici sepse kohe me pare shume media kane treguar qe nje nga arsyet e krisjes se Interit dhe Icardit ka qene pikerisht bisedimet Icardi-Wanda me drejtuesit e Juventusit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.