Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon: “Hiqni nga lista e merkatos keta tre emra lojtaresh: asnjeri prej tyre nuk do te vije te Interi.”

Biasin zbulon: “Hiqni nga lista e merkatos keta tre emra lojtaresh: asnjeri prej tyre nuk do te vije te Interi.”
Inter Club Staff

Inter, pasi ka zyrtarizuar ardhjen e Achraf Hakimi, vazhdon te punoje fort per blerjet e ardhshme ne skuadren zikalter.

Klubi i Interit po tenton qe te afroje ne skuader nje lojtar krahu te majte, por kjo do te ndodhe vetem pasi te vendoset perfundimisht fati i Lautaros.

Kjo sepse nga largimi apo jo i argjentinasit do te varet shume edhe shuma qe do te shpenzohet per kete repart.

Por jo vetem, sepse nese Lautaro largohet, do te kerkohet edhe nje zevnedesues i denje per te ne sulm.

Gjithesesi, ne kete moment gjasat jane qe ai te qendroje dhe Marotta po mendon per nje Inter me Lautaron ne skuader. Te pakten tani per tani, jane keshtu gjerat.

Nderkohe, gazetari shume afer ambjentit te Interit, Fabrizio Biasin, eshte shprehur shume qarte per merkaton e Interit.

Ai i ka ftuar te gjithe qe te heqin disa emra nga merkato e Interit si emra jo real dhe qe deri me tani nuk ka pasur asnje tentative per ta nga klubi zikalter.

“Le te ndezim pak alarmin dhe ti marrim emrat qe po perfliten keto dite me radhe e le ta fillojme me emrat qe duhet te heqim nga lista.”

“Alaba nuk ishte e nuk eshte nje objektiv, Kante nuk ishte e nuk eshte nje objektiv si dhe Gosens nuk ishte e nuk eshte nje objektiv.”

“Ne krahun e majte objektivi eshte Palmieri (asnje nxitim), ne mbrojtje Kumbulla (asnje nxitim edhe per te).”

“Per te tjeret me pas, te shohim. Por sot per sot, tre emrat e pare eshte mire ti hiqni nga lista e merkatos se Interit. Nuk jane emra te vertete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.