Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

645 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon: “Icardi? Ja cfare do te ndodhte nese ai do te rikthehet tek Interi. Nuk ka me shans ta veshe bluzen zikalter.”

Biasin zbulon: “Icardi? Ja cfare do te ndodhte nese ai do te rikthehet tek Interi. Nuk ka me shans ta veshe bluzen zikalter.”
Inter Club Staff

Per Radio Marte, ne transmetimin “Si gonfia la rete” te Raffaele Auriemma ka nderhyre edhe Fabrizio Biasin, gazetari i njohur shume afer ambjentit Inter.

Por ai sic dihet tashme, eshte edhe shume afer familjes Icardi sepse ka nje raport miqesor edhe me Wanda Naren.

Ne emisionin e sotshem ai ka folur pikerisht per Interin dhe per Mauro Icardin.

“Ne vitet e fundit Napoli ka mberritur gjithmone siper Interit por qe te arrijne dicka ata duhet qe te renditen kete sezon jo vetem siper Interit por edhe siper Juventusit.”

“Blerja e Llorentes tregon shume: De Laurentiis ka shpetuar disa para dhe ka kompletuar repartin e sulmit duke marre ne shtepi nje kampion.”

“Tani do te vijne ndeshje te veshtira per Interin dhe do te kuptojme se sa i vlen lekura kesaj skuadre qe deri tani na ka habitur per mire dhe per keq ndaj Slavias se Prages.”

“Icardi tek Interi ne fund te sezonit? Per momentin nuk e di cfare po behet. Por di te them dicka: ajo qe do te ndodhte nese ai do te rikthehej ne Milano eshte se ai bluzen e Interit nuk do ta veshe me kurre.”

“Ai e ka mbyllur me Interin njehere e pergjithmone. Eshte e veshtire ta mendosh dicka te tille jo me ta shohesh realitet.”

“Nese ai rikthehet dhe nese Parisi nuk e blen, atehere do te kerkohet nje sistemim alternativ dhe do te shitet diku tjeter.”

“Por ne radhe te pare duhet te presim dhe te kuptojme nese ne Paris do te gjeje hapsirat e nevojshme sepse konkurenca aty eshte shume e madhe. Por nese ben mire, PSG mund ta bleje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.