Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

508 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon: “Inter, jo vetem Cavani dhe Werner: ja nje TOP player tjeter qe pelqehet per sulmin.”

Inter Club Staff

Interi eshte shume e vendosur per te sistemuar skuadren e saj ne prag te sezonit te ri qe po afrohet.

Kjo edhe per shkak sepse sulmi i zikalterve do te pesoje nje revolucion te vertete me 3 nga 4 lojtare qe pritet te largohen.

I vetmi i sigurt sot per sot eshte belgu Romelu Lukaku, sepse Alexis Sanchez, Sebastiano Esposito dhe Lautaro Martinez mbi te gjitha, pritet te largohen.

Por Marotta dhe Ausilio po tentojne gjithcka ne merkato qe te larguarit te zevendesohen ne lartesine e duhur. Eshte dicka qe duhet bere me patjeter per te mbajtur te kenaqur Antonio Conten. Per kete sot ka folur edhe Fabrizio Biasin ne editorialin e tij per TMW.

“Cavani i pelqen Interit? Kjo nuk eshte dicka e re tashme, sepse dihet prej kohesh. Por ai i pelqen shume edhe Atletico Madrid.”

“A mund ta marre ai vendin e Lautaros? Jo. Dhe ketu nuk ka kompromis. Lautaro nuk mund te nderrohet me Cavanin.”

“Ne limite ai mund te konsiderohet nje zevendesues i Alexis Sanchez ne skuader, por asnjehere i Lautaros.”

“Po Timo Werner? Eh, sikur. Por fati i keq i Interit eshte se ka shume pretendente per te dhe mbi te gjitha Liverpool e deshiron me cdo kusht.”

“Prandaj, ne keto kushte, nuk eshte vetem Cavani dhe Werner lojtaret qe pelqehen per sulmin. Eshte edhe nje brazilian.”

Gabriel Jesus. Eshte nje nga ata qe i pelqen deri ne pafundesi Interit, por nuk dihet ende se sa mundesi ka qe ai te rrembehet nga Manchester City.”

“E si perfundim, pra Lautaro do te skoje tek Barcelona? Me shume mundesi, por vetem nese Barcelona arrin te binde Interin, gje qe deri me tani nuk e ka bere dot.”

“Por ajo qe nuk mund te mohohet ne kete cast, eshte perpjekja e drejtuesve te Interit qe te mos gjendet askush i papergatitur ne rast te nje largimi te Lautaros.”

“Kontaktet me agjentet respektiv kane filluar qe tani. Prandaj edhe zerat kane filluar qe heret kete vit me merkaton.”

“Sepse zera kot asnjehere nuk ka. Shume prej tyre mund te mos dalin ne fund te vertete, por kjo sdo te thote se nuk ka pasur asgje.”

“Nga idete e merkatos mbase realizohen ne fund vetem 5%, prandaj nuk i dihet asnjehere. Por merkato ashtu si permban pasiguri, permban edhe siguri.”

“E ne merkato Interi ka nje emer qe transmeton siguri: ai quhet Beppe Marotta i cili ka nje njeri te afte prane tij, sic eshte Piero Ausilio.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.