Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

736 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon: “Ja kush do te jete goditja e pare e madhe e Interit ne kete merkato.”

Biasin zbulon: “Ja kush do te jete goditja e pare e madhe e Interit ne kete merkato.”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e Radio Sportiva, Fabrizio Biasin, gazetar i Libero qe eshte shume afer ceshtjeve ne shtepine Inter, ka folur per merkaton zikalter.

Temat e prekura prej tij kane qene edhe per merkaton hyrese, por edhe ate dalese duke u ndalur ne shume emra lojtaresh.

MERTENS – “Ne fund De Laurentiis e kuptoi qe kishte nje fenomen ne skuader. Lojtari ka pasur prioritet gjithmone Napolin dhe eshte e drejte te jete keshtu.”

“Por tek Interi do te me kishte pelqyer shume.”

KUMBULLA – “20 vjec, nje yll i se ardhmes. Por nuk duhet te dashurohemi shume me merkaton.”

“Nese do te shkoje tek Juventusi apo tek Interi, une nuk e di.”

TONALI – “Tonali? Interi nuk deshiron te shkoje me shume se 40 milione euro per te. I ngjashem si operacion shume me Barella.”

“Por mendoj se lojtarin ka thene OK per Interin dhe tani po gjendet rruga e perbashket me Cellinon.”

“Per mua ka mundesi te mira te ndodhe. Ai do te jete goditja e pare e madhe e Interit ne kete merkato.”

SANCHEZ – “Mund te kete hapsire te rendesishme ne skuader tani duke pare thashethemet per Lautaron keto dite. Ai as nuk kushton shume dhe mbase do te tentoje qe te qendroje.”

CONTE – “Mbi Conten ka shume kritike: por per mua po ben nje pune te mrekullueshme edhe pse e di qe nuk do te fitoje menjehere.”

“Ne te ardhmen do te kete sukses ama: me kete grup ai po punon per te bere kapercimin e madh dhe objektivat jane te qarte.”

ICARDI – “Icardi eshte nje lojtar i rendesishem dhe Paris Saint Germain e di kete gje. Por ashtu si shkuan gjerat, situata eshte ideale dhe fituan te gjithe.”

“Qe mund te shkonte ndryshe e gjithe kjo histori tashme eshte bere nje hipoteze e vjeter e nuk mund te kthehemi dot pas.”

NAINGGOLAN – “Nainggolan? Interi do te beje nje tentative per ta ri-integruar. Mbase edhe si nje menyre per te gjetur nje bleres te mire.”

ERIKSEN – “Si kualitet nuk diskutohet, nje teknik inteligjent si Conte duhet te jete i zoti qe ti gjeje vendin e duhur ne mesfushe.”

“Eshte aq shume i forte sa nje zgjidhje per te do te gjendet ne menyre natyrale. Kam besim te plote per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.