Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

820 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon lajmin e madh: “Jo, asnje shitje e madhe. Inter ka vendosur te shese keta tre lojtare: ja emrat.”

Biasin zbulon lajmin e madh: “Jo, asnje shitje e madhe. Inter ka vendosur te shese keta tre lojtare: ja emrat.”
Inter Club Staff

I ftuar ne Telelombardia, Fabrizio Biasin ka folur edhe njehere per disa nga ceshtjet me te nxehta te merkatos se Interit.

Ai e ka filluar gjithcka me Dybala dhe Scamacca, per te kaluar me pas te emra te tjere si Pinamonti apo Lukaku.

DYBALA DHE SCAMACCA – “Dybala? Ka pasur disa tentative, por asnje siguri. Per mua eshte me shume nje jo, se sa nje po ne kete moment.”

“Edhe pse ne kete moment, ai nuk eshte prioritet per Interin, sepse Inter po kerkon me shume nje 9 se sa nje 10.”

“Fakti se Inter nuk deshiron te shpenzoje shifra marramendese per Scamacca pastaj eshte totalisht e vertete.”

“Inter eshte e interesuar per Scamacca, por per shifra njerezore.”

PINAMONTI – “Pinamonti? Inter e di qe ka ne dore nje lojtar qe pelqehet nga shume klube. Sassuolo, torino, e te tjera, kane folur me Interin.”

“Por nese e krahasojme me Scamacca, ai ne gjashte muaj ka bere me shume gola se sa sulmuesi i Sassuolos.”

“Eshte nje lojtar qe mund te kete karrieren e Belottit. Nuk besoj se do kthehet ne Milano. Scamacca eshte me i forte, por jo edhe aq shume sa behet.”

LUKAKU – “Lukaku? Marotta nuk donte ta shiste, kete e dime. Por sot Marotta nuk do te shese as Lautaron, por asnje lojtar te madh tek Interi.”

“Zgjidhja? Inter eshte e orientuar te shese me mire 2-3 lojtare mesatare, se sa nje TOP PLAYER. Kjo eshte ideja. Emrat pastaj jane shume: Pinamonti, Esposito, Satriano, e ndonje tjeter si Gagliardini.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.