Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

939 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin hedh drite: “Shkembimi Icardi-Dybala, ja si jane gjerat sot per sot ndermjet Juves dhe Interit.”

Biasin hedh drite: “Shkembimi Icardi-Dybala, ja si jane gjerat sot per sot ndermjet Juves dhe Interit.”
Inter Club Staff

Me ardhjen e Lukaku tashme Interi ka kryer blerjen me te rendesishme te sezonit dhe duket se ka vene nje copez te rendesishme te sulmit ne vendin e vet.

Conte donte Romelu dhe e ka marre ate. Ishte nje nevoje ardhja e tij sidomos pas situates Icardi qe nuk ben me pjes ne asnje plan te se ardhmes te Interit.

Cfare do i ndodhe tani argjentinasit? Per kete dhe per nje shkembim te mundshem te tij ka folur Fabrizio Biasin ne hapsiren e tij per Libero.

Natyrisht qe kur degjohet emri i Biasin ne ambjentet zikalter krijohet nje fare pershtypje se ato qe thote mund te kene dicka te vertete sepse ai ka mardhenie shume te aferta me Ausilion por gjithashtu edhe me Wanden dhe Icardin.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Biasin per kete ceshtje: “Ardhja e belgut eshte thika e fundit per Icardin i cili ka vendosur te qendroje ne Milano kunder te gjitheve e kunder cdo gjeje.”

“Diten e djeshme ka folur Moratti per te duke kritikuar klubin (“eshte me i forte se Lukaku” tha ai), por tashme nuk ka asnje kthim pas (sulmuesi i ri madje vesh edhe bluzen numer 9).”

“Por cfare do te beje Icardi? Dihet, nje nga hipotezat me te rendesishme eshte ai shkembimi i famshem me Dybala ne Milano dhe Icardi ne Torino, por si qendrojne vertete gjerat?”

“E verteta eshte se as Marotta e as Paratici nuk jane shume te bindur (mbase drejtuesi i Interit eshte me i bindur dhe Paratici eshte ai se ka dyshime se mos Marotta ja hedh edhe njehere si per Lukaku) per kete shkembim por qe te dy klubet e kane diskutuar kete ide me perpara dhe po vazhdojne ta diskutojne.”

“Tashme Lukaku ka ardhur, Dzeko eshte rruges dhe nese ndodh edhe shkembimi Icardi-Dybala do te ishte akoma me mire por edhe nese nuk ndodh, Interi ka nje sulm te kompletuar gjithashtu.”

“Por sot per sot ajo eshte ideja qe ngacmon me shume edhe Interin por edhe Juven. Keta te fundit duan nje sulmues dhe kane mbetur pa alternative: ose do te mbajne Mandzukic apo Higuain, ose do te hidhen ne sulm per Icardin.”

“Normalisht qe ne kete rast do te ofronin Dybala. Eshte nje merkato e bukur dhe ka ende edhe me shume se 20 dite. Do te kete te bukura deri ne fund.”

“Por nderkohe qe Interi ka siguruar objektivin e saj kryesor ne merkato, Juventusi ende nuk e di se cfare do te behet me sulmin e saj dhe kane ne shtepi nje Dybala qe i ka rene cmimi per shkak te strategjise se gabuar dhe nese PSG nuk ben nje oferte per te, atehere ata mund ta shesin ate vetem tek Interi ne kembim te Icardit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.