Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,041 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon te rejat e fundit: “Ja si qendrojne gjerat vertete per shkembimin Icardi-Dybala.”

Biasin zbulon te rejat e fundit: “Ja si qendrojne gjerat vertete per shkembimin Icardi-Dybala.”
Inter Club Staff

Nje goditje e dyfishte, absolutisht e madhe si Lukaku-Dybala?

Endrra e Interit nuk eshte aspak e pamundur. Te pakten kjo gje sipas asaj qe thote Fabrizio Biasin i cili ka folur per Radio Sportiva dhe qe ka treguar se kjo gje ka mundesi te mira qe te ndodhe.

Kujtojme qe Biasin eshte nje gazetar zikalter shume afer ambjentit te Interit, Ausilios por edhe familjes Icardi.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e tij: “Conte ka qene gjithmone shume i qarte ne cdo gje qe ka thene sa here ka folur. Ai deshiron te punoje me belgun.”

“Interi e ka bere perseri oferten e saj tek Manchester United dhe keta te fundit po mendohen. Mendoj se ka shume mundesi te larta per ta pare Lukakun ne Itali tek Interi. Nuk kam besuar kurre tek nje kalim i tiji tek Juventusi qe prej fillimit.”

Me pas, ai ka folur edhe per shkembimin Dybala-Icardi – “Mua me duket sikur ka shume kohe qe kjo gje eshte vendosur edhe pse raportet ndermjet Marotta dhe Paratici jane nder me te keqijat qe mund te ekzistojne.”

“Shkembimi i Joya me Icardin do te kenaqte te gjitha palet edhe nga ana sportive por edhe nga ana e bilanceve. Me siguri qe Juventusi po mendon akoma per Icardin dhe nuk ka dyshime per aftesite e tij si futbollist sepse eshte nje nga ato skuadra qe e ka pesuar gjithmone nga ai.”

Nje koment edhe per ceshtjen Edin Dzeko – “Diferenca ndermjet ofertes dhe kerkeses eshte diku tek 4-5 milione euro. Por po flasim per nje lojtar qe i ka kaluar prej kohesh 30 vitet dhe prandaj eshte e veshtire qe ai te blihet e me pas te rekuperohen parate.”

“Prandaj duhet pare se cfare do te vendose Interit e nuk duhet harruar qe ka vetem nje vit kontrate ai.”

Disa fjale edhe per sulmin – “Ndjesia eshte se ne fund Conte do te kete nje sulm te kompletuar. Interi po punon mire, kete gje e tregon ndeshja e fundit ndaj Tottenham por edhe miqesoret e tjera.”

“Kjo jave do te jete nje jave shume e nxehte per Interin dhe per e gjithe njerezit e merkatos zikalter sepse pritet te jete java ku do te kompletohet sulmi zikalter ne pritje pastaj te goditjes finale: ate te shkembimit koke me koke me Juventusin.”

“Do te ndodhe apo jo? Vetem koha do e tregoje. Por gjasat jane qe te ndodhe vertete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.