Biglia, cfare dreqin po thua? “Humbja na djeg, por VAR na penalizoi sepse Nainggolan…”
Mesfushori i Milanit, Lucas Biglia ka folur keshtu per Sky Sport pas ndeshjes dhe ka habitur jo pak me fjalet e tij:
“Kjo humbje na djeg shume dhe kur them kete them te verteten.”
“Cfare duhet te them ne kete moment? Por gjithesesi duhet ta rishoh ndeshjen per te kuptuar nese Interi e meritoi fitoren apo jo.”
“Topin e kane mbajtur me shume se ne por ne kishim me shume raste.”
“Ne fund kemi gabuar dhe na kushtoi shume rende. Por kemi luajtur mire kunder nje skuadre teper te forte.”
Mbi kontaktin me Nainggolan:
“Nuk kam asgje kunder askujt. Jane gjera fushe, mund te ndodhin: por jam i zhgenjyer me VAR sepse na penalizoi sot. Prisja me shume. Arbitri vendosi keshtu e nuk kemi cfare bejme. Une vajta per te mbuluar pasimin, por nuk duhet te gjykoj une.”
“Pas ndeshjes vajta per te folur me Radjan, per te pare se si ishte ai. Me ka thene se i dhimbte kavilja dhe se e kishte te fryre. Mua me dha jo pak dhimbje ajo nderhyrje gjate lojes.”
Per ndeshjen e Milanit:
“Perpara ne kishim nje skuader teper te forte. Duhet ta pranojme. Por ne shpesh ne vend qe te mbajme topin, tentojme menjehere lojen. Pastaj kur gabojme, na bie morali poshte.”