Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

457 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bilanc merkatoje: ide te qarta, nje gabim i vetem. Anje top-player? Ja pse…

Bilanc merkatoje: ide te qarta, nje gabim i vetem. Anje top-player? Ja pse…
Donald Elmazi

Merkato me se fundmi mbaroi. Me ne fund sepse emrat, zerat, idete, afrimet ne keto muaj kan qen te pafundme. Tani do jete nje etape prove dhe pushimi dhe do te rifilloje ne janar. Do te rifilloje ndoshta me nje president te ri. Massimo Moratti do ia lere timonin Erick Thohir-it, qe po pret me padurim te marre ne dore Interin dhe dicka per te e ka ne mendje tashme. Lojtare te rinj dhe funksionale per projektin alla Arsenal, pa shpenzime marramendese apo emra vetem per te terhequr publikun, qe me pas te shohim nje skuader te lekundur ne pozitat e mesme te kampionatit pa patur mundesi te fitoj. Mes te tashmes dhe te ardhmes sepse manjati indonezian do te trashegoje Interin e te tashmes. Nje Inter i ndryshuar, me Mazzarrin ne krye. Me nje shpirt dhe nje loje qe po tregon dicka te rendesishme.

Ka qene nje merkato e cuditshme, sigurisht e kushtezuar edhe nga tratativa historike e klubit zikalter. Bilanci ka qene gjithmone ne mendjen e president Morattit. Kete vit akoma me shume dhe perpos kesaj pasiviteti i financave ka mbetur akoma. Deshira e patronit aktual zikalter ishte ajo e ndertimit te nje skuadre kompetitive, qe mund te permirsoje vendin e nente te sezonit te kaluar. Duhej qe dhe ti dorezohej Thohir-it nje Inter i “shendetshem” ne kendveshtirmin ekonomik, qe do te thote asnje shpenzim marramendes, asnje top-player sic edhe dikush ne mar mund ta imagjinonte apo enderronte nga te thenat neper gazetat e ndryshme.

Me nje bilanc pasiv ne duar, Interi dy top-player i ka mbajtur. Behet fjale per Fredy Guarin dhe Samir Handanovic, qe sigurisht do te jene dy kolona te rendesishme te skuadres se Mazzarrit. Goditjet nuk vijne vetem duke blere por edhe duke mbajtur kampione si ata. Dimensioni ekonomik i Interit dhe ne baze te krizave qe po kalohen ka ndryshuar. Ky eshte mesazhi me i forte i koheve te fundit, me te kuptuar kete cdo gje do shkoje ne menyren e duhur. Qendrojen edhe gabime e bera. Te besosh te talenti Icardi apo te kerkosh konfirmimin e Belfodil le te kuptosh se ka ide te qarta per te ardhmen, por duke mos shitur Pereira-n dhe Kuzmanovic qe dukshem nuk hynin ne planet e teknikut eshte nje gafe sepse mund ti jepej jete levizjeve edhe me funksionale ne baze te kerkesave te Mazzarrit, mund te vinin te ardhura cash per tu investuar por tashme ben pjese e te shkuares. Merkato tashme eshte mbyllur dhe te qahesh sherben pak, tani ka rendsi loja qe tregohet ne fush, tani eshte Juventusi. Nje gare qe mund te rrezoje cdo bilanc negativ.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.