Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

49 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Formacioni anti-Milan, cfare fsheh Conte me tre suprizat qe tha ne konference? “Ja detajet: ai po mendon…”

Formacioni anti-Milan, cfare fsheh Conte me tre suprizat qe tha ne konference? “Ja detajet: ai po mendon…”
Inter Club Staff

Tre dyshime. Pavarsisht se prej ditesh te gjithe te mire informuarit per Interin kane treguar se formacioni anti-Milan eshte vendosur, sot Antonio Conte ka zgjedhur te mos ja beje pune ne lehte Piolit.

Tekniku zikalter ka folur per tre dyshime te rendesishme ne prag te derbit qe do te luhet diten e neserme pasdite ne oren 15:00.

Ne fakt, i vetmi dyshim qe eshte folur keto dite ka qene ai i Christian Eriksen dhe Arturo Vidal, me kete te fundit qe sapo eshte rikthyer nga demtimi.

Ai deri me tani ka bere pune te personalizuar. Por danezi ne kete moment eshte ne nje pozicion avantazhi ndaj tij duke pare edhe paraqitjen ndaj Lazios te dielen e kaluar.

Por ne rregull, ky eshte dyshimi i pare: po dy dyshimet e tjera kush jane?

Secili mund te ece me intuite, duke pare se prezenca e shume lojtareve qe konsiderohen si titullare te padiskutueshem nuk vihet ne diskutim.

Prandaj, ka shume mundesi qe dyshimet e Contes te kene te bejme me shume me taktiken se sa me emrat.

Per shembull, nje dyshim mund te jete ne krahun e majte, ku Ivan Perisic kohet e fundit ka ulur ne pankine Ashley Young.

Por ky i fundit mund te jete me i fresket se kroati. Per me shume, ka disa karakteristika me mbrojtese se kroati dhe mund te ndihmonte mbase ne nje ndeshje kaq komplekse.

Ne rregull, e zeme se ky eshte dyshimi i dyte. Tani mbetet edhe nje tjeter: po i treti dyshim i Contes, kush eshte?

Gjithmone duke hipotezuar, gjithcka mund te kete te beje me sulmin kesaj radhe, ku te gjithe kane menduar Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku si titullare te padiskutueshem.

Por menjehere pas tyre eshte Alexis Sanchez qe e ka treguar ndaj Milanit ne kupen e Italise se mund te beje mire.

Prandaj, kiliani ne vendin e El Toro per shkak te karakterisikave, mund te jete edhe dyshimi i trete i Contes duke qene se ai mund te levizte me lirshem ne mbrojtjen e Milanti duke mos lene shume pika referimi.

Nuk eshte per tu perjashtuar keshtu edhe nje Alexis Sanchez nga minuta e pare, edhe pse Lautaro Martinez shihet nga pothuajse te gjithe si titullar.

Me pak fjale, dyshimet jane te lehta, sepse titullaret e Interit ne kete moment dihen. Por duke qene se e tha Conte, po e marim si te mireqene.

Gjithesesi, fakti se Conte tashme ka mundesi zgjedhje ne formacion pas muajsh e muajsh te tere ku ka pasur vetem zgjedhej te detyruara, eshte nje lajm i mire.

Burimi: FcInterNews.it.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.