Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 30, 2020

Scroll to top

Top

603 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bild sulmon Juventusin: “Krenohen me tituj te vjedhur dhe qe i takojne Interit. Nje turp teksa i shikon…”

Bild sulmon Juventusin: “Krenohen me tituj te vjedhur dhe qe i takojne Interit. Nje turp teksa i shikon…”
Inter Club Staff

Bild i ka kushtuar nje shkrim sot skuadres se Juventus qe vazhdon te quaje te sajet kampionatet e vjedhur qe gjykatat e te gjitha niveleve ja kane hequr atyre pikerisht per kete fakt!

“Ne fund te fundit, kujt i interesojne dy kampionate te hequra…”

Interesojne dhe interesojne qe cke me ate pune.

Nese pyesni gazeten gjermane Bild, do ju pergjigjet e habitur, se si nje skuader si Juventusi prej vitesh tashme i quan te sajet kampionatet qe vete i ka vjedhur dhe qe gjykatat ne Itali ja kane hequr cdo te drejte mbi to.

Gazeta gjermane shkruan ne portalin e saj sot:

Ne rast se Juventusi do te fitonte edhe kete kampionat, tifozet juventin do te thonin se sapo fituan kampionatin e 36, edhe pse klubi bardhezi ka vetem 33 tituj. Nuk jane mire me matematiken? Apo festojne edhe titujt e Interit?

Po te hapesh faqen zyrtare te tyre do te lexoni numrin 35 ne vend te 33.

Nderkohe nga ana tjeter, Interi e ka te shenuar ne sajtin e saj zyrtar kampionatin 2005/06 ne menyre te drejte sepse ai titull i eshte hequr Juventusit per sjellje mafioze dhe i eshte dorezuar Interit sipas te gjitha ligjeve ne fuqi.

Edhe Federata ja njeh Interit titullin e 2005/2006.

Nderkohe titull i 2004/05 nuk i takon askujt, sepse edhe tek ai ka pasur dore mafia Moggi, por as per kete Juventusit nuk i plas dhe e quan te sajin.

Per momentin klubi dhe tifozet tregohen totalisht indiferent ndaj faktit se titujt i jane hequr sepse jane shpallur fajtor per vjedhje.

Nese do te fitonin kete sezon, ata te bindur do te festonin me numrin 36, por sa here te festojne me kete numer, festojne duke pasur mes tyre kampionate te manipuluara dhe ndeshje te vendosura nga nje sistem i korruptuar. Te pakten ata jane te lumtur!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.