Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

BILD zbulon gjithcka: “Alaba tek Interi, ja si jane gjerat sot per sot. Eshte e vertete qe Interi e deshiron, por lojtari jo.”

BILD zbulon gjithcka: “Alaba tek Interi, ja si jane gjerat sot per sot. Eshte e vertete qe Interi e deshiron, por lojtari jo.”
Inter Club Staff

David Alaba eshte nje nga endrrat e Interit per krahun e majte te mesfushes (apo te mbrojtjes, varet si e shikoni skemen e Contes).

Kampioni i Bayern Munich eshte ne skadence kontrate me bavarezet ne vitin 2021, dhe nuk ka rinovuar ende me kampionet e Gjermanise.

Nese kjo situate do te vazhdoje dhe ai nuk do te rinovoje, Bayern ka bere me dije se do e nxjere ne merkato sepse nuk deshiron ta humbase me paramter zero.

Nderkohe, ne oret e fundit jane shtuar ndjeshem zerat per nje interesim te Interit per te dhe per nje kalim te tijin ne Milano.

Edhe ndermjetesuesi dhe agjenti i njohur Reggiani eshte shprehur shume i bindur per nje transferim te tijin ne Milano.

Ai ka arritur deri aty ku ka treguar se ka nje para-kontrate te nenshkruar ndermjet Interit dhe lojtarit per sezonin e ardhshem, por qe deri me tani nuk ka gjetur asnje konfirmim.

Per kete tratative, ka folur edhe media e njohur Gjermane, Sport1, diten e djeshme ku tregoi se Interi po e tenton vertete per lojtarin.

Nderkohe, gazetari shume i njohur Christian Falk i BILD, gazete shume e famshme gjermane, ka komentuar shkurt dhe qarte zerat per nje transferim te lojtarit ne Milano.

“Alaba tek Interi ne kete moment eshte e pavertete. Eshte e vertete qe Interi eshte e interesuar per Alaba, por ne kete moment, Alaba nuk eshte.”

“Austriaku ne kete moment nuk ka asnje parakontrate me asnje skuader tjeter dhe nuk ka vendosur ende se cfare do te beje sezonin e ri.”

Keshtu, sipas Falk, ne kete moment Alaba nuk eshte i interesuar per nje transferim ne Milano.

Ai pak a shume mbeshtet teorine e mediave gjermane te para disa javeve qe thonin se Hakimi nuk ka asnje shans te transferohet tek Interi…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.