Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 27, 2020

Scroll to top

Top

447 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bilic: “Kroaci me kualitet. Kemi lojtar si Perisic e Brozovic qe luajne te nje klub i madh si Inter dhe…”

Bilic: “Kroaci me kualitet. Kemi lojtar si Perisic e Brozovic qe luajne te nje klub i madh si Inter dhe…”
Bujar Berishaj

“Modric dhe Rakitic jane mesfushoret me te mire te Kupes se Botes”.

Ai qe e thote kete, duke folur ekskluzivisht per Daily Mail, eshte ish-lojtari i Kroacise, Slaven Bilic qe ne vitin 1998 ne France kishte fituar medaljen e bronzte se bashku me gjeneraten e arte kroate.

E drejt asaj rruge, e pse jo per te synuar shume me shume si titulli i Boterorit, eshte Kroacia e sotme qe ne perberje te saj ka edhe dy lojtaret zikalter, Ivan Perisic nje titullar i padiskutueshem ne sulm dhe Brozovic, nje alternative e rendesishme ne mes te fushes.

Por duke folur akoma, ish-trajneri i West Ham United nuk nenvlereson as pjesen tjeter te skuadres: “Per mua, Dejan Lovren dhe Domagoj Vida jane mbrojtes fantastik ne qender, ne mesin e me te mireve ne Boteror. Nuk duhet nenvleresuar pjesa tjeter e skuadres”.

“Eshte nje skuader plot me kualitet por qe ka edhe shume eksperience. Ka ne perberje lojtare qe luajne per klube te medha europiane si Perisic e Brozovic te Inter, e natyrisht edhe te Barcelona e Real Madrid”, ka shtuar ai.

Kroacia e Zlatko Dalic do te luaj neser kunder Anglise ne Luzhniki te Rusise ne gjysme-finalen e dyte te Boterorit dhe ne rast fitoreje do te luaj kunder Frances ne finale qe sonte e mposhti Belgjiken me rezultat 1-0 pas golit te Umtitit.

Ne rast humbje kroatet do te luajne kunder belgeve per vendin e trete. Ky kampionat boteror ka qene fantastik per Kroacine e Perisic dhe Brozovic qe tani jane vetem nje hap larg finales se madhe pasi kane bere nje rrugetim fantastik.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.