Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

559 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biraghi, cfare fjalesh per Interin: “Conte, nje mrekulli tranjer. Nese do i shenoj Interit te shtunen…”

Biraghi, cfare fjalesh per Interin: “Conte, nje mrekulli tranjer. Nese do i shenoj Interit te shtunen…”
Inter Club Staff

Edhe Cristiano Biraghi ka dhene nje interviste te gjate per Corriere dello Sport diten e sotme ku ka folur edhe per Interin.

Mbrojesi qe eshte rikthyer te Fiorentina, ka shprehur fjale te ngrohta per ish-skuadren e tij sezonin e shkuar.

“Jam gati qe te jap maksimumin per bluzen e Fiorentines, do te me pelqente te shenoja, por ndaj Interit e them me bindje se nuk do te festoja.”

“Te gjithe e dine cfare perfaqeson per mua kjo skuader: nuk do te ishte nje mungese respekti per Fiorentinen, aspak.”

“Besoj thjesht se asnje nuk duhet te ndihet i detyruar te festoje. Mua nuk me vjen te festoj nese shenoj ndaj skuadres se zemres.”

“Ambicja ime? Te fitoj, pse jo. Me Fiorentinen natyrisht, sepse kete sezon jemi nje skuader mjaft e mire.”

Te shtunen rikthehesh ne San Siro: ndeshje me Interin direkt. Vjen shume shpejt kjo ndeshje per ty?

“Na pret nje sfide e komplikuar, do te kemi perballe nje skuader shume solide qe po ben nje rrugetim shume te mire rritje.”

“Ata kane nje tranjer te madh. Jane te kompletuar ne cdo repart dhe e njohin njeri-tjetrin ne menyre te memorizuar.”

Cfare karakterisitike e Contes te ka goditur me se shumti per mire?

“Tekniku i Interit eshte nje mrekulli tranjer. Nuk te le nje moment te marresh fryme, mendon gjithe kohes se si te transmetoje principet e tij te lojes.”

“Ne nje sezon me te ne komande, Interi arriti ne vendin e dyte vetem nje pike larg Juventusit kampion.”

“Arriti ne finalen e Europa League: duket shume qarte se sa pune te mire ai ka bere me zikalterit.”

Lukaku eshte sulmuesi me i forte me te cilin ke luajtur?

“Mendoj se po. Eshte nje force e natyres ai njeri, eshte me te vertete i pabesueshem ne stervitje dhe ne ndeshje.”

“Ka gjithcka: qe te fiziku e deri tek shpejtesia dhe teknika. Mendoj se eshte te nje nga pese lojtaret me te forte ne bote per sa i perket sulmuesve.”

A do ju pelqente te rinovonit me Fiorentinen? E dime qe agjenti po merret me kete. E shikon veten ketu per shume kohe?

“Do te me pelqente shume. Jam shume i lidhur me Firenzen dhe Fiorentinen. Qytet i mrekullueshem, tifozet jane te jashtezakonshem dhe ka gjithcka per te bere mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.