Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

560 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Repubblica jep lajmin: “Inter, eshte firmosur nje super partnership per 100 milione euro: iken Pirelli?”

Repubblica jep lajmin: “Inter, eshte firmosur nje super partnership per 100 milione euro: iken Pirelli?”
Inter Club Staff

Fushe dhe jo vetem fushe. Pas fitores me Lazion, tashme ka vend edhe per lajme pertej fushes se futbollit. 

Per te mos shkuar shume larg nga tema, edhe sot pati nje lajm qe ska shume te beje me fushen e blerte por me te ardhmen e Interit: u prezantuan ne Politeknikun e Milanos dy projeket per stadiumin eri te Milanos.

Por Interi po mendon per gjithcka rreth te ardhmes se saj ne keto momente sepse nuk deshiron te humbase me kohe ne krahasim me cfare eshte bere ne vitet e kaluara.

Interi tashme po rritet shume jo vetem si skuader, por edhe ne nivel te ardhurash dhe ne nivel sponsorizimi.

Eshte perfolur edhe ditet e kaluara por me sa duket cdo gje po shkon ne nje drejtim: nga Kina pritet te vije nje sponsorizim shume i madh.

Pronari i Evergrande (dhe i Evergrande New Energy Automotive) ishte ne Milano se bashku me Jindong Zhang dhe me te vertete qe po gatuhet dicka shume frutdhenese per Interin.

Alarmin per kete e jep La Repubblica qe konfirmon ate qe kemi shkruar edhe dite me pare: “Tashme kane kaluar disa dite qe prej vizites se delegacionit kinez.”

“Por cfare po ndodh? Cfare fshihet pas asaj vizite? Per cfare sponsorizimi behet fjale dhe a e prek ky sponsorizim Pirellin?”

“Gjithcka ka te beje me sponsorin Hengchi, prodhues automjetesh elektrik ne Kine.”

“Eshte perfolur se ata mund te behen sponsora te Interit ne te ardhmen, po cfare ndodh nese themi se tashme kjo marreveshje eshte firmosur?”

“Po, po, gjithcka e vertete. Marreveshja eshte firmosur dhe vlen plot 100 milione euro per Interin.”

“Cfare do te ndodhe tashme me Pirellin? Sipas disa informacioneve, ata mund te fshihen edhe me heret nga fanella e Interit se viti 2021 kur perfundon edhe marreveshja.”

“Skadenca e kontrates eshte e qarte, por palet mund te bien ne dakordesi per ta mbyllur gjithcka edhe me heret.”

“Per Interin eshte nje marreveshje shume e rendesishme kjo me Hengchi dhe detaje te tjera pritet te publikohen ne ditet ne vazhdim.”

Nderkohe, pertej asaj qe thote La Reppublica, deri me tani nuk ka konfirmime per llojin e sponsorizimit apo partnershipit qe pritet te ndodhe.

Ne Kine ka nga ata qe thone se do te jete nje sponsorizim si shume te tjere qe ka Interi, jo kryesor.

Por ka edhe nga ato media qe tregojne se ata mund te zevendesojne pikerisht Pirellin ne fanellen e Interit.

Do te jete vertete keshtu? Te presim e te shohim. Por qe dicka pritet te ndodhe shume shpejt, kjo eshte e sigurt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.