Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,323 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biraghi: “Inter kerkon emra si Kolarov. Une dhe Bardi…” (VIDEO)

Biraghi: “Inter kerkon emra si Kolarov. Une dhe Bardi…” (VIDEO)
Xhorxh Gellci

Cristiano Biraghi, mbrojtes i majte i vitit 1992 ne bashkepronesi mes Inter dhe Cittadella ka zhvilluar nje Europian te shkelqyer me fanellen e Italise U21 te Devis Mangia. Ekskluzivisht per mikrofonat e FcInterNews ka treguar eksperiencen e tij ne kombetare dhe ambicjet per vitin e ardhshem, ndoshta ne Serine A. Keto jane fjalet e tij:

Europiani ka qene kompeticioni me i rendesishem i karrieres tende. Si i gjykon paraqitjet qe ke bere?

“Sigurisht ka qene turneu me me shume rendesi ku kam marre pjese. Nuk ndodh cdo dite, dhe mbi te gjitha, kemi shkuar deri ne fund. Per fat te keq, Spanja ne kete moment eshte shume me e forte dhe eshte e kote ta mohojme. Shume nga ata kane shume prezenca ne kampionatet europiane dhe gjithashtu me kombetaret kryesore. Futbolli italian eshte pak mosbesues me te rinjte, por me ka sherbyer per te bere shume eksperience. Une isha nga me te rinjte dhe kam akoma dy vjet ku mund te qendroj ne Under 21. Dua ta perdor vendin tim ne menyre pozitive.”

Sa te ka ardhur keq qe nuk e ke luajtur finalen?

Per fat te keq jane zgjdhje te trainerit, ndoshta per faktore fizike apo taktike. Gjithsesi gjithcka eshte ne rregull, e rendesishme eshte qe jam ne forme te shkelqyer per te qendruar ne kete grup. E rendesishme ishte te arrinim deri ne finale dhe te fitonim Europianin.

Cfare mendon per faktin se Cittadella ka vendosur te bleje gjysmen e kartonit tend?

“Une nuk dija asgje, dje erdha ne Itali dhe telefonova agjentin tim, qe me informoi per situaten. Tani dua te kenaqem gjate pushimeve dhe mos mendoj per asgje.”

Vitin tjeter flitet per Serine A…

“Mendoj se ne keto dite, prokuratori im do takohet me Interin dhe Cittadellen dhe do diskutojne mbi te ardhmen time. Mendoj se deshira e nje lojtari te ri, qe ka bere nje sezon te mire, eshte qe te luaje ne nje kampionat me te rendesishem, sic eshte Seria A. Tani do te shikojme sa e mundur eshte dhe gjithashtu, Interi dhe Cittadella do te vleresojne hipotezen me te mire per mua.”

Cfare i ke thene Donatit, qe ka kaluar nga Seria B ne Champions League me Bayer Leverkusen?

“Jam shume i lumtur per te, ka zhvilluar nje Europian te shkelqyer. Ne Grosseto ka rene nga kategoria, pa mundur ti tregoje kualitetin e tij. Ne Europian ka treguar sa vlen dhe ne fakt ka ardhur nje oferte shume e mire. I kam uruar fat dhe mendoj se do kete shume sukses.”

Ndersa ti dhe Bardi ndoshta po mendoni per nje rikthim, se bashku, tek Inter?

“Do te ishte bukur, megjithate jemi shoke dhe njihemi prej vites, edhe pse shikohemi vetem ne kombetare. Te shpresojme…”

E ndjen se mund te luash edhe ne rolin e mesfushorit te jashtem ne nje mesfushe me pese, sic do Mazzarri?

“Mendoj se eshte roli im ideal. Mua me pelqen me shume te sulmoj sesa te ri ne mbrojtje. Problemi eshte se Interi ka patur nje sezon negativ dhe deri tani jane permendur emra te medhenj per ate rol, emra te kampioneve te afirmuar. Kur degjon per Kolarov kupton se kerkojne lojtare te gatshem. Per t’u ringritur duhen ata emra dhe jo menjehere lojtare te rinj dhe pa eksperience.”

Ti preferon te besh eksperience para se te rifutesh tek Inter?

“Po, Interi ka lojtare te rendesishem dhe duhet te bej eksperience para se te mendoj rifutjen. Nuk kam treguar akoma asgje ne Serine A dhe do te bej te pamunduren te tregoj kush jam. Vetem pasi te jem afirmuar ne Serine A do te rikthehemi te flasim.”

Per te gjithe ata qe nuk e mbajne mend Biraghin me fanellen e Interit, ai ka debutuar me Benitez ne miqesoren verore Manchester City – Inter 0-3, dhe ka shenuar nje gol qe te thuash fantastik eshte pak. Te gjithe ata qe kane pare ate ndeshje do e kujtojne duke pare videon e meposhtme, gjithashtu edhe menyren e festimit duke mbuluar fytyren me duar gati duke qare nga gezimi:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.