Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bleacher Report: “Gjashte gjerat qe mesuam nga ndeshja Inter-Livorno…”

Bleacher Report: “Gjashte gjerat qe mesuam nga ndeshja Inter-Livorno…”
Donald Elmazi

Blog-u amerikan Bleacher Report rikthehet te flase per Interin dhe e ben per te analizuar fitoren e zikalterve me Livornon te shtunen ne mbremje. Jane gjashte pikat e trajtuara per suksesin e skuadres se Mazzarrit. Jua trasmetojme si me poshte:

1) Livorno nuk meritonte te humbte – Pavarsisht se 2-0 duket fryt i nje ndeshje te favorshme, Mazzarri duhet te shqetesohet per faktin qe, per te mundur nje te sapongjitur, Interi kishte nevoje per nje autogol dhe nje gol ne min e fundit. Perpara kishte nje ekip qe po mundohet te mos bjere nga kategoria.

2) Interi vazhdon te jete i crregullt- Eshte e veshtire te krijosh nje ide per Interin. Kane mundur Livornon me nje loje qe dukej si nje kusheri i larget te asaj me Udinezen. Kane patur nje mbajtje te topit te jashtzakonshme po qe asnjehere nuk iu afruan 16 metershit. Mazzarri duket se e ka bere skuadren me solide por tekniku toskan do jete i shqetesuar per formen jo konstante.

3) Javet e ardhshme do te jene jetesore per Interin- Zikalterit duhet te mundunin Bolognan, Smapdorian dhe Parmen me doemos. Do te ishte shume e rendesishme te kompletoheshin keto fitore radhasi per te sjelle nje besim te madh ne sfidat kunder Napolit dhe Milanit. Pa disa rezultate te mira radhazi, do te ishte e veshtire te dilje me pike nga San Paolo. Milani edhe pse ne krize eshte gjithmone i rrezikshem. Kurse rezultate pozitive radhazi do e afronin me shume Interin per garen Champions dhe gjithashtu per kampionatin.

4) Kthimi i Zanettit nuk eshte vetem simbolik- Shume kane menduar per me te keqen qe pas demtimit te prillit. Shume kane menduar per fundin e nje karriere te lavdishme. Por klubi ka bere shume mire qe ka mbeshtetur kapitenin e tij. Por nese dikush ka menduar se ishte thjesht nje gjes mirenjohje, ndeshja me Livornon ka bere t’i nderrohej mendja. Zanetti ka marre duartrokitje emocionuese kur hyri ne fushe 10 minuta nga fundi. Minuta qe kane mjaftuar per te kuptuar qe Zanetti nuk ka humbur asgje nga aftesite e tij dhe pasioni. Ka nisur dhe aksionin per golin e Nagatomos. Ka qene nje deklarate qellimesh: Zanetti nuk eshte kthyer per statistika, eshte kthyer per te qene lider dhe Mazzarri do e falenderoje.

5) Interi duhet te rinovoje skuadren- Eshte thene diku: paaftesia e te investuarit ne menyre te mencur dhe te nderotje nje skuader te forte ka qene problemi i Interit prej vitesh. Jane 27 lojtare te dhene borxh per momentin, kater prej te cileve ishin te shtunen ne fushe me Livornon. Te dergosh te rinjte te luajne diku tjeter eshte pozitive por disa nga ata mund te sherbejne ne Milano

Marco Benassi dhe Ibrahima Mbaye kane lene mbresa tek Livorno. Asnje nga te dy nuk duket poshte nivelit te klubit, te pakten nivelit aktual.

6) Reaksioni i Bardit pas gabimit kunder Interit- Francesco Bardi eshte nje portier me te ardhme. Priten gjera te medha nga 21 vjecari, por ndeshja e San Siros nuk eshte nje ndeshje qe Bardi do e kujtoje me kenaqesi. Gabimi ne krosin e Jonathan ka ndryshuar komplet ndeshjen. Eshte gabimi tipik qe mund te gjunjezoje nje te ri. Por eshte dukur se Bardi nuk e ka ndjere shume gabimin dhe ka bere disa pritje te mira pak me vone.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.