Bleacher Report – SuperMerkato i jep mundesi pafund Spallettit: ja 4 modulet qe mund te perdore ai!
Duket se po ben goxha buje merkato e Interit edhe jashte Italise ne kete vere.
Kesaj radhe eshte media e njohur Bleacher Report, e cila ka krijuar kater formacione te Interit dhe tregon se Spalletti ka plot kater formacione qe mund ti perdori pa problem si titullare.
Kjo lirshmeri e tranjerit zikalter vjen nga fakti se merakto e Interit ka sjelle tek zikalterit lojtare multi-funksionale qe mund te luajne pa problem ne disa pozicione te ndryshme dhe keta lojtare te rinj i jane bashkuar nje grupi te afirmuar tashme.
Cilet jane formacionet qe ka postuar sot Bleacher Report ne artikullin e saj?
Le ti shohim me radhe:
I pari eshte nje 4-2-3-1, ku De Vrij eshte ne vend te Mirandes ne mbrojtje. Brozovic me Vecinon ne qender te mesfushes dhe Nainggolan trekuartist. Ndersa Keita me Perisic krahet e sulmit pas Icardit.
I dyti eshte nje formacion 4-4-2, ku dy jane mesfushoret e qendres: Ninja dhe Brozovic me Perisic dhe Keita Balde si mesfushore krahu dhe Lautaro Martinez perkrah Icardit ne sulm.
I treti eshte nje formacion me tre mbrojtesa, 3-5-2: Mbrojtja perbehet nga De Vrij, Skriniar dhe Miranda. Vrslajko dhe Asamoah do te ishin mbrojtesat e krahut me Brozovic dhe Gagliardini ne qender te mesfushes dhe Nainggolan trekuartis pas shpines se Lautaros dhe Icardit.
I katerti eshte perseri nje formacion me mbrojtje me tre ne nje 3-4-3: Ndryshimi eshte se perkrah Brozovic ne qender te mesfushes eshte Nainggolan dhe kesaj radhe titulare jane Keita dhe Perisic ne krahet e sulmit pas shpines se Icardit.