Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,076 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bluzat 2015-16, nje dizajner ne USA propozon nje model gjigand! Kujt sdo ti pelqente…

Bluzat 2015-16, nje dizajner ne USA propozon nje model gjigand! Kujt sdo ti pelqente…
Inter Club Staff

Ne pritje per te pare se kush do te jete dizajni qe do te karakterizoje bluzet e Interit per sezonin 2015-16, ne rrjet kane filluar qe te qarkullojne disa projekte te ndryshme te realizuar nga profesionista dhe jo te tille.

Me te vertete origjinale ideja e propozuar nga nje web designer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Ben Reffie quhet ai, dhe eshte me te vertete nje i apasionuar i madh i futbollit dhe ka pike te dobet Interin: Eshte i dashuruar me ‘La Beneamatan’ (ne websiten e tij eshte edhe nje foto me Fredy Guarin dhe disa projekte te ndryshme ne lidhje me skuadren e Interit. Ideja e tij propozon kater viza blu ne nje bluze me sfond te zi. Vizat jane tradicionale (te gjera si gjithmone, sepse ben perjashtim bluza e vitit te fundit), pra eshte nje rikthim ne origjine per sa i perket trashesise se vizave, por ajo qe te bie ne sy e do te bente shume tifoze te Interit, sidomos ata qe kane nje pike te dobet per Milanon te dashuroheshin, jane fundi i vizave blu vertikale ne maje: mbarojne si te jene kullat e Duomos, simboli historik i Milanos.

Keto jane propozimet e tij per bluzen e pare dhe te dyte te Interit per sezonin e dyte. Me te vertete te mrekullueshme:

Modeli i pare i propozuar per bluzen e pare te Interit.

Modeli i dyte i propozuar per bluzen e dyte te Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags