Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

493 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bobo Vieri perplaset ashper me Cassanon: “Kesaj radhe po ja fut kot. Cfare ke? A e pe Interin kur…”

Bobo Vieri perplaset ashper me Cassanon: “Kesaj radhe po ja fut kot. Cfare ke? A e pe Interin kur…”
Inter Club Staff

Perballe kritikave te radhes se Antonio Cassanos per lojen e Interit, kesaj radhe Bobo Vieri nuk ka duruar dot dhe eshte perballur ashper me te.

Ka qene Antonio Cassano qe ka sulmuar Interin ashtu si e ka bere zakon keto kohe per lojen qe zikalterit bejne.

“Nese flasim per Manchester City apo Barcelona, nuk mund te flasim per Interin qe mban topin 26% neper ndeshje.”

“Interi ben keto ndeshje qe prej nje viti e gjysem, qe kur eshte Conte ne Milano. Interi i bukur me Juven dhe Milanin? Ndodh te besh 4-5 ndeshje te pranueshme ne sezon.”

“Ideja qe ka Interi eshte te beje lojen perpara portes dhe me pas topin perpara te Lukaku. Interi nuk ben dot tre pasime rresht.”

“E ku eshte permiresuar tani? Ju me beni te luaj nga mendja. Interi ka nje vit e gjysem qe ben lojen mbro dhe top i gjate te Lukaku.”

“A e di pse luan pak me mire Interi i muajve te fundit? Sepse luan Eriksen. Mua as Jose Mourinho nuk me pelqente.”

Por kesaj radhe, perballe ketyre fjaleve te Cassanos, Bobo Vieri nuk ka qendruar dot pa folur dhe i eshte kunderpergjigjur:

“Kunder Cagliarit, Interi ka luajtur pikerisht ashtu si luan City. Pra ka qene padrone absolute e ndeshjes.”

“Ne krahasim me nje vit me pare kjo skuader luan shume me mire. Ka bere edhe ndeshje te medha, nuk duhet ta mohosh kete.”

“Skuadra luan dhe shpreh nje futboll te mire qe nis nga prapa. Me Christian Eriksen luan akoma edhe me mire.”

Nderkohe, diskutimi vazhdon edhe me tej ku Cassano fillon edhe nga ulerimat: 

Cassano: “Ku dreqin e shikon kete futboll te bukur te Interit? Ku? Sepse po me ben te cmendem.”

Vieri: “Mos shko larg, ta thashe. Shiko ndeshjen ndaj Cagliarit. Kur ishte ne veshtiresi Interi ne ate ndeshje? Ndaj Milanit dhe Juves gjtihashtu, ndeshje kur duhej fitorja, ka luajtur edhe mire.”

Cassano: “Ne nje sezon ndodh te besh 2-3 ndeshje te pranueshme, ta thashe. Por qe kur ka ardhur Conte, Interi e mban topin vetem 25%. Cfare loje eshte kjo? Nje loje m***.”

Vieri: “Po ja fut komplet kot. Interi luan me mire se nga sezoni i kaluar dhe ti thua Interi nuk luan mire.”

Cassano: “Nuk flas me. Nuk flas me sepse nuk e di cfare do te bej me shume do i thyej te gjitha.”

Nderkohe, Vieri e mbyll keshtu fjalen e tij per kete teme me Bobo TV:

“Mua Interi me pelqen. Luan mire dhe ben ndeshje te medha. Ne krahasim me fillimin e sezonit, Interi tani eshte i shkelqyer.”

“Cdo gje nis nga pas dhe bejne edhe gola te bukur. Ka mundur Milan dhe Juve njerez. Me Cagliarin e ka mbajtur ne pjesen e dyte per 35 minuta ne gjysmefushen e saj, si Mancheser City.”

E ne fund, Cassano ka dhene edhe nje pergjigje te fundit: “Interi na luaka nje futboll te madh e? Epo cfare te them une ty, kemi komplet mendime te kunderta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.