Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bojan Kerkic provokon Interin per 28 prillin ne Twitter: kunder tij shperthejne tifozet zikalter!

Bojan Kerkic provokon Interin per 28 prillin ne Twitter: kunder tij shperthejne tifozet zikalter!
Inter Club Staff

Nderkohe qe interistat kishin ndermend diten e djeshme te kujtonin humbjen me te bukur te historise zikalter, dikush tjeter ne Twitter ka menduar te kunderten.

Behet fjale per Bojan Krkic. Chi?! (Kush) do te thoshte i ndjeri Maurizio Mosca nese do te kishte degjuar emrin e tij pas kaq shume kohesh.

Por normalisht qe Interistat e mbajne mend shume mire kete lojtar sepse nga ai kane nje kujtim te frikshem, ne fillim te hidhur por me pas shume te bukur.

Behet fjale per ndeshjen Barcelona-Inter, ku ai shenoi golin e 2-0 dhe qe me pas u anullua nga arbitri per pozicion jashte loje.

Ai gol do te kishte shenuar eleminimin e Interit por arbitrat vershellyen ne menyre te drejte dhe keshtu skuadra e Mourinhos shkoi ne finalen e Madridit duke eleminuar pikerisht blaugranat e Guardioles.

Por edhe pas 10 vitesh, ish-lojtari i Barcelones ka dale ne rrjetet sociale me ‘shpate’ ne dore dhe ne mes shume kujtimeve te bukura te asaj dite, ka postuar nje provokim.

“AniVARsario” ka shkruar ai. Ne kete menyre mbeshtet idene se ai gol mund te mos ishte anulluar ne rast se do te kishe pasur VAR. Mbase ka te drejte.”

“Por interistat ne Twitter me shumice i kane thene edhe qe me VAR kartonin e kuq te Thiago Mottes mund ta kishte enderruar Barcelona.

Por normalisht ne ju sollem nje nga pergjigjet me te lehta qe ai ka marre ne Twitter, sepse me te vertete qe shume nga tifozet zikalter ishin te papermbajtshem ne ate qe i kane shkruajtur Krkic. Me te drejte.

Nderkohe, ky eshte postimi i tij ne Twitter:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.