Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bolingbroke: “Faleminderit Walter por ishte koha per te ndryshuar. Mancini, teknik me histori yjore…”

Bolingbroke: “Faleminderit Walter por ishte koha per te ndryshuar. Mancini, teknik me histori yjore…”
Inter Club Staff

Prezantimi i Roberto Mancinit ne krye te pankines se Interit filloi me disa fjale te Bolingbroke, CEO-s se Interit i cili foli per Mazzarrin dhe i uroi mirseardhjen Mancios.

Ja fjalet e tij: “Eshte nje dite qe te ben te mendosh me shume per Manchesterin se sa per Milanon(qesh), por perpara ndonje fjale per teknikun e ri dua te flas dicka per Walterin. Deshiroj te falenderoj publiksiht Walter Mazzarin per gjithcka qe ka bere per Interin ne kete nje vit e gjysem. I eshte dedikuar klubit te Interit 100% dhe ka punuar pa pushim. Ka punuar me shume pasion. Ai na ktheu ne Europe sezonin qe shkoi dhe une e falenderoj shume ne emer te skuadres dhe klubit. Nuk ishte e thjeshte ta shkarkonim por nuk ka zgjedhej te gabuar apo te sakte ne te tilla raste. Kemi menduar se ishte momenti per te ndryshuar dicka, Interi duhet te kthehet ne krye te Botes dhe per kete kemi zgjedhur Roberto Mancinin si tranjer te Interit. Ka nje histori yjore, ka eksperience internacionale, ka pasur rezultate te mira kudo qe ka qene tranjer. Une kam punuar tek United kur ishte te City, ekip qe ishte pothuajse cdo sezon ne mes te klasifikimit, shkoi atje dhe i beri te fitonin pas shume e shume vitesh nje trofe. Nuk mund te kishte zgjedhje me te mire. Te uroj mirseardhjen ketu: Eshte nje nder dhe privilegj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.