Bologna-Inter: Gabigol si Ronaldo. Medel eshte i pakalueshem…
HANDANOVIC 6,5 – Nderhyrje perfekte ne daljen kunder Dzemaili, Bologna tenton disa here, kunder Verdi ben nje super nderhyrje.
MURILLO 5 – Vuan ne krah, humbet disa topa dhe nuk jep ndonje kontribut te madh. Provon te te bej dicka por nuk ja del. 55’ ANSALDI 6 – Me hyrjen e tij ai krah sikur mer pak fryme.
MEDEL 6,5 – Markon ne menyre perfekte Petkovic, del gjithmone fitimtar ne te gjitha nderhyrjet. Me Miranden kuptohet ne menyre perfekte.
MIRANDA 6 – Gabon ne ate nderhyrje qe do i kushtoje ndeshjen kunder Romes. Pjesen tjeter e kontrollon sic duhet dhe nuk gabon.
CANDREVA 5 – Duket shume pak kete ndeshje, nuk ishte dita e tij.74’ GABRIEL BARBOSA 7 – Kete here nuk hyne ne nje ndeshje te mbyllur por ne nje moment shume deciziv. Gjendet ne vendin e duhur dhe nuk gabon. Goli i pare ne Itali, e njejta histori si me Ronaldon…
GAGLIARDINI 6 – Pjesen e pare vuan disi, hera pare qekur ka ardhur tek Inter. Nuk arrin te bej ate cka ai di. Pjesen e dyte mer disi fryme por nuk eshte dita e tij.
JOAO MARIO 5 – Vuan ne perpjekjet per te manovruar, nuk arrin te bej asgje konkrete, disi konfuz. Nje pas e gabuar e tij ben qe kundershtaret te hidhen ne kundersulm.
D’AMBROSIO 6,5 – Disa probleme ne fazen mbrojtese por eshte aty. Jep ate top qe vlen 3 pike per Gabigol.
EDER 5 – Mundohet te ngacmoje mbrojtesat e Bolognes por nuk ja del. Gabon nje rast te paster perball Da Costes.
PERISIC 6 – Kthehet ne fushe pas ndeshkimit ne Juvestadio. Kroati eshte gjithmon i rrezikshem ne krahun e tij.
PALACIO 5 – Mundohet te levize por nuk nxjer asgje. Gabon nje rast qe nuk duhej humbur. 74’ BANEGA 6,5 – Pioli provon nje eksperiment duke hedhur argjentinasin ne fushe. Del pozitive pasi nga argjentinasi nis aksioni i golit.
PIOLI 6 – Gjysem note e mer per zevendesimet qe sollen fitoren. Inter nuk shkelqen por arrin te mare rezultatin. Hedhja ne fushe e Gabigol e Banega i sollen fitoren skuadres se tij.