Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,537 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bomba nga Spanja: Inter opsion konkret per Dani Alves! Braziliani do te largohet me siguri nga Barca, por…

Bomba nga Spanja: Inter opsion konkret per Dani Alves! Braziliani do te largohet me siguri nga Barca, por…
Bujar Berishaj

Bomba vjen nga Spanja: Inter ne presing te forte pas Dani Alves. Lajmi vjen nga katalunesja Sport e lidhur shume me faktet ne shtepine e Barcelones. Ashtu sic raportohet, Dani Alves do te kthehet neser ne dispozicion te Luis Enriques pas 3 jave pushimi nga Kupa e Botes por me shume gjasa do te largohet nga Barcelona kete merkato.

INTER NE KRYE – “Askush nuk pengon per lamtumiren e brazilianit, per aq kohe sa nuk gjindet nje klub qe paguan pagen aktuale te brazilianit, d.m.th. 6 milione ne vit. Aktualisht, klubi i vetem i interesuar eshte Inter, por lojtari me se shumti pelqen Premier Leaguen. Por, Interi, do t’i mundesoj atij te mbetet ne majat e futbollit evropian edhe per 3-4 vjet, ndersa 31-vjecari shkon drejt skadimit te kontrates ne 2015 me klubin katalan”, lexohet. Sipas Sport, ky rast eshte nje replay i rastit David Villa nga i cili Barcelona nuk do fitoj shume para. “Kjo jave mund te jete vendimtare, duke pare se braziliani do te jete balle per balle me Luis Enriquen neser.” sigurojne spanjollet.

6 MILIONE NE DYSHIM – Siguria qe kane ne Kataluni eshte qe Dani Alves nuk do te vazhdoj me Barcen dhe eshte ne kerkim te sfidave te reja. Sigurisht, lojtari per shkak te karakteristikave , perputhet shume mire me kodet e Mazzarrit. Dhe pastaj eshte i paprekur fizikisht. Por, duhet theksuar githashtu se edhe pse ka nje cmim te kartonit te ulet, paga (6 milione ne vit) mbetet e larte per buxhetin zikalter. Pa permendur se bateria e anesorve te djathte mbulohet nga Jonathan, Nagatomo dhe D’Ambrosio. Kjo nuk eshte shenje e mire per pamaturine e merkatos ne token spanjolle.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.