Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,422 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT NGA AS – Reali i shqetesuar, Modric mund te perfundoje tek Interi pa pagese: ja detajet

E FUNDIT NGA AS – Reali i shqetesuar, Modric mund te perfundoje tek Interi pa pagese: ja detajet
Inter Club Staff

Do te ishte e bujshme, madje goditja e vitit ne futbollin Europian duke pare cilesite e lojtarit dhe koston qe Interi mund te kete per blerjen e tij. 

Behet fjale per Luka Modric, lojtarin me te mire te kombetares kroate, Topin e Arte te Boterorit ne Rusi i cili mund te vije tek Interi dhe qe shanset qe kjo te ndodhe tashme nuk jane aq te uleta sa ne fillim edhe pse ne futboll nuk i dihet asnjehere.

Lajmet qe vijne ne kete moment nga Spanja kane te gjitha te bejne me Modric dhe Inter.

Duket se dicka te vertete ne te gjithe kete ka. Nje nga gazetat me te medha ne Spanje, AS, ne edicionin e saj online ne keto momente tregon se Real eshte shqetesuar shume per nje largim te mundshem te Modric.

Ata i kane shprehur agjentit te lojtarit deshiren per ti rritur edhe kontraten lojtarit dhe nuk e kuptojne se pse ai deshiron te largohet dhe per kete fajsojne edhe agjentin e lojtarit.

AS me pas shton:

“Ajo qe ne fillim u duk si nje ze i thjeshte merkatoje, duket se eshte mundesi tashme dhe nje ze qe nuk i pelqen aspak Real Madrid te cilet jane te shqetesuar dhe te habitur ne nje fare menyre, aq sa i ka gjetur edhe te pa pergatitur.”

“Shqetesimi kryesor ne kete moment per Realin eshte se agjenti i Modric deshiron te dergoje tek Interi, Modric per 0 euro dhe pa asnje pagese per kartonin e tij.”

“Tek drejtuesit e Realit ka pak habi sepse lojtarit i kane premtuar ti japin te njejten rroge si Bale dhe Ramos, por ai duket se mund te kete kerkuar largimin ne keto ore.”

Pra, me pak fjale, sipas AS, ekziston mundesia qe Modric tek Interi te vije edhe pa asnje pagese per kartonin e tij, pra me 0 euro. Per kete mund te ekzistoje ndonje klauzole ose ndonje marreveshje e fshehte me Florentino Perez si ne rastin e Ronaldos.

Me shume pritet te meret vesh ne oret e ardhshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.