
Bombe nga Argjentina – Lautaro Martinez, futet ne mes Dortmund: ne pjate oferte 40 milione dollare!
Nje bombe e vertete lajmi qe sjell portali argjentinas TYC Sports dhe qe raporton FcInterNews.it.
Ja cfare shkruan TYC SPORTS:
Borussia Dortmund me sa duket ka vene ne pjate per Racing 40 milione dollare per te siguruar sherbimet e Lautaro Martinez, sulmues qe i eshte premtuar Interit dhe qe dukej i sigurt nje kalim i tij ne Milano ne korrik per shifren e 28,5 milione dollareve.
Skenari – lexohet ne artikullin e TYC Sports – tani shume shume i paqarte, kjo sepse – pervec marveshjes paraprake te nenshkruar nga lojtari me klubin zikalter – nuk ka asgje zyrtare dhe as perfundimtare.
Gjithmone protagonistet e kesaj tratative kane thene 99% eshte e mbyllur, dhe asnjehere 100%.
Ideja e Racing eshte qe ta shesin sa me shume qe te jete e mundur dhe te perfitojne sa me shume.
Bundesliga apo Serie A ne te ardhmen e 20 vjecarit nga Bahia Blanca?
Deri me tani Serie A duket me e sigurt, por priten konfirmime per kete lajm qe mund te mos jete aspak i vertete.
Por natyrisht qe ky eshte nje lajm qe krijon shqetesim ne radhet e tifozeve zikalter.