Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,056 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

BOMBE nga ‘il Messagero’- Inter po punon ne heshtje per Milinkovic-Savic: ja formula e transferimit

BOMBE nga ‘il Messagero’- Inter po punon ne heshtje per Milinkovic-Savic: ja formula e transferimit
Inter Club Staff

Do te ishte pa zbukurime nje nga goditjet me te bukura te 10 vjecarit te fundit ne Serie A e mbase edhe me e mira duke pare ate qe perfaqeson lojtari sot dhe per te ardhmen. 

Po flasim per serbin e Lazios, talentin Sergej Milinkovic-Savic. 

Per te ka shkruar sot Il Messagero qe ka shkuar edhe me tej duke zbuluar jo pak per nje oferte te mundshme te Interit per Lazion.

“Interi po punon ne fshehtesi per Milinkovic-Savic.”

Ky eshte titulli qe gjendet sot ne faqet e Il Messagero, gazete qe zbulon interesin e Interit per jashtekosorin e Lazios. Ky eshte nje lajm qe tregohet edhe nga e perditshmja tjeter La Repubblica.

Pasi eshte humbur Arturo Vidal qe eshte nisur ne drejtim te Barcelones dhe Luka Modric ne kete moment eshte nje enderr goxha e larget (pritet takimi me Perez) zikalterit jane te tunduar nga serbi qe pelqehet dhe kerkohet me ngulm edhe nga Juventusi dhe Manchester United (keta kane mangesine se merkato e Premier League mbyllet vetem pas pak ditesh).

Strategjia zikalter eshte shpjeguar nga e perditshmja italiane dhe duket shume e qarte:

Duhet tentuar qe te bindet Claudio Lotito qe natyrisht nuk eshte njeriu me i thjeshte per te negociuar.

Ne Milano po mendojne per nje huazim te cmendur dhe te shtrenjte prej 30 milione eurosh me te drejte blerje 70 milione euro ne fund te sezonit te cilave do i shtohet edhe transferimi pa pagese i Ramires qe do te shkonte keshtu tek Lazio nga Jiangsu Suning.

Por transferimi i Ramires do te behej nepermjet Interit, braziliani do te vinte njehere ne Milano e me pas do te shkonte ne kryeqytet nen urdherat e Simone Inzaghit.

Nuk dihet sa vertetesi ka ne kete lajm por nuk jane per tu harruar as fjalet e Ausilios qe tha ne fillim te merkatos qe “do te vije nje lojtar i ri dhe shume i talentuar nga nje skuader e madhe.”

Mbase Lazio mund te mos jete ndonje skuader shume e madhe por nje te dyte si Milinkovic-Savic zor se mund ta gjesh.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.