Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,401 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bonazzoli: “Fiziku i CR7, e majta e VanPersie, gjuajtjet e Ibras: Po i studioj te gjithe! Me thone se i ngjaj…”

Bonazzoli: “Fiziku i CR7, e majta e VanPersie, gjuajtjet e Ibras: Po i studioj te gjithe! Me thone se i ngjaj…”
Inter Club Staff

Federico Bonazzoli eshte intervistuar eskluzivisht per Sky Sport 24 ne Itali. Lojtari i ri zikalter ka folur per sezonin e tij dhe per Interin. Keto jane fjalet e tij:

“Atalanta eshte nje kujtim i vogel i femijerise. Mbaj mend se kam bere prova atje, por me pas erdhi Interi. Ne qendren sportive Facchetti ndihesha fiks si ne shtepi. Mbaj mend nje ndeshje kunder Pergocrema, ndoshta fillestaret, fituam 40-0 dhe une bera 10 gola. Kur me flasin per golat mendoj gjithmone per ate ndeshje. Libra kohet e fundit kam lexuar dhe kam lexuar ate te Pirlos, nuk ka protestuar kurre, eshte nje shembull pozitiv, do te kujtohet gjithmone per kete. Kam nje familje qe me ndjek dhe me ka bere te kuptoj se shkolla dhe futbolli ecin bashke dhe duhet mbajtur gjithmone gati edhe nje rruge e dyte.

Idhulli im eshte Rafa Nadal, ndoshta sepse luan me te majten si une. Shoh tek ai veten time sepse mendoj se ai eshte dikush qe nuk dorezohet kurre deri ne fund. E ai, edhe kur eshte duke humbur, e shoh gjithmone ‘te keq’, nuk demoralizohet kurre, eshte gjithmone duke luftuar. Sezonin e shkuar nuk kam kaluar nje sezon dhe aq te mire, sepse u transferova perfundimisht ne Milano. Te mungon qyteti Meme.

Me pelqen te degjoj muzike sepse arrij te gjej perqendrimin maksimal. Ndonje here shikoj videot e idhujve te mi: Shikoj levizjet e Ibres dhe dua ti vjedh ndonje gjuajtje. Por nuk me pelqen qe te jem kopja e nje sulmuesi te vetem, me pelqen qe te mar spunto nga shume sulmues. Do te me pelqente e majta e Van Persie, fiziku i Cristiano Ronaldos. Shpejtesine e Leo Messit spo e them sepse eshte e pamundur(qesh). Boninsegna? Me kane thene se i ngjaj shume. Kam pare golat e tij me akrobaci, eshte dicka qe me pelqen shume.”

Duhet theksuar se Bonazzoli ka luajtur me Interin qe ne moshen 7 vjecare dhe ka kaluar te gjitha etapat tek ekpi zikalter. Ketu keni edhe nje video me disa nga golat me te bukur te Bonazzolit:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.