Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

887 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bonazzoli: “Kunder Bale, nje enderr! Faleminderit Mazzarri. Icardi, Vidic dhe Kovacic…”

Bonazzoli: “Kunder Bale, nje enderr! Faleminderit Mazzarri. Icardi, Vidic dhe Kovacic…”
Ardi Deda

Federico Bonazzoli po zhvillon te gjithe pergatitjen me skuadren e pare te Mazzarrit dhe, tek Inter Channel, shpjegon se cilat jane pritshmerite e tij per sezonin qe eshte duke filluar. “Te stervitem ketu, me keta kammpione cdo dite eshte nje enderr dhe dua ta shijoj. Gjithmone do te kujtoj faktin qe kam luajtur me skuadren time te zemres, Inter, dhe kunder Real Madrid, edhe pse vetem per pak minuta. Pak kohe me pare luaja me Bale ne playstation dhe tani kam luajtur kunder: e pabesueshme. Tani jam ketu, me pas do te kthehem tek te rinjte pa probleme. Mazzarri? Po me jep nje mundesi te madhe, mbeshtetet shume tek ne te rinjte dhe na ka mesuar shume. Mbi te gjitha, na ben te kuptojme se cfare do te thote te qendrosh ne nje skuader te madhe si Inter”. Edhe pse per pak minuta, Bonazzoli ka zbritur ne fushe kunder Realit ne krah te nje legjende si Vidic: “Per mua eshte nje motiv krenarie te stervitem me kampione si ai, dhe gjthashtu eshte edhe nje stimul per te shkuar lart. Po ashtu Kovacic eshte nje fenomen, ai, sipas meje, qe ne moshen 5 vjecare mund te kishte luajtur ne keto nivele! Edhe Icardi eshte nje djale i shkelqyer, pervecse nje futbollist fantastik. Ne Pinzolo me ka ndihmuar shume dhe une perpiqem te mar shembull nga ai dhe nga te gjithe te tjeret”.

Me pas flitet per te rinjte: “Sezonin e kaluar nuk ka shkuar mire, por kemi bere eksperience dhe tani mund te shfrytezojme mundesine per te bere me mire. Trajneri Vecchi me duket ekspert, duket qe ka trajnuar ne nivele te alrta. Tani duhet te trajtojme aspektin fizik, por eshte me e rendesishme ana psikologjike: duhet perulesi dhe deshire per tu permiresuar”.

Ne fund, flitet per rendesine e familjes: “Kam patur fatin te kem nje familje qe ka besuar gjithmone tek une dhe qe me ka mbeshtetur gjithmone, edhe duke me bere te kuptoj qe shkolla eshte po aq e rendesishme si futbolli. Tani jam ne Milano, eshte e veshtire te qendroj larg prej familjes time, por qe tani po mesohem”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.