Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,138 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bonazzoli, te ardhme prej ylli. “E di gjithmone se ku eshte porta, keto gjera nuk mesohen. Jane te lindura…”

Bonazzoli, te ardhme prej ylli. “E di gjithmone se ku eshte porta, keto gjera nuk mesohen. Jane te lindura…”
Inter Club Staff

Federico Bonazzoli, i lindur me 21 maj 1997, po tregon vlerat e tij ne Kampionatin e Primaveres dhe gjithashtu eshte sterivitur shume here edhe me Interin e madh madje edhe duke debutuar.

Debutimi ka ardhur ne sezonin e kaluar kur ka qene 16 vjec e 197 dite, ne Kupen e Italise. Dhe me pas erdhi edhe debutimi ne Kampionat ndaj Chievos. Ne ndeshjen e fundit me Primaveren e Interit ai shenoi 4 gola ne transferten ndaj Perugias: “Te shikosh se si e rretullon topin, si vrapon me te, eshte kenaqesia me e madhe, nje kure per syte – tregon Gazzetta dello Sport per Giuliano Rusca, pergjegjesi i aktiviteteve tek Interi dhe gjithashtu tekniku i pare i Bonazzolit -. Ai ka nje pasion te pafundem per futbollin. Ne, qe meremi me te rinjte e kuptojme se cfare do te thote mosha e re. Kemi si detyre te edukojme djem qe nuk jane shume te pjekur, duhet ti bejme gjerat ne ate menyre qe ata te zbaviten, stimulohen dhe te mesojne por boh, ai keto gjera i ka ne koke dhe zemer: Eshte nje kenaqesi per syte ta shikosh teksa luan. Ka mendjen e duhur per tu bere futbollist i madh.”

“Ne tre muajt e pare ka qene shume e veshtire”, tregon Bruno Casiraghi, zbuluesi i tij, sot pergjegjes i qendres se formacionit te Interit ne Sarnico. Bruno eshte nje ‘talent scout’: “Roberto Samaden (pergjegjesi per te rinjte e Interit) ka ndihmuar shume ne rritjen e Federicos – tregon Casiraghi -. Federiko disa te qara ne fillim i ka bere(ka qare), sepse nuk eshte e lehte per askend qe largohet nga qyteti i lindjes i vogel. Kujtoj edhe sot fjalet e mamase se tij, por dashuria per lojen e futbollit i fshiu te gjitha. Une edhe sot e kesaj dite i jap goditje ne koke sa here e takoj(gjest i Breshianve) sepse ne fund te fundit te dy jemi nga Brescia(qesh). Federicon e kam pare teksa rritet, te behet nje lojtar i vertete… dhe cfare lojtari, me ate deshire per te luajtur dhe ate dhunti per te shenuar gol… Mua me duket me te vertete shume i forte, dhe i them te gjithe Interistave qe ta mbeshtesin cdo dite ate dhe te gjithe djemte e rinj te Interit, jane zemra dhe e ardhmja e Interit.”

“E shikon shpesh teksa shikon stervitjen e lojtareve te Interit(te madh) ne Pinetina dhe nuk eshte nje gje qe e bejne te gjithe” – tregon Salvatore Cerrone, kete vit tranjer i skuadres Berreti te Interit dhe tranjer i Bonazzolit ne tre sezone qe tek para-te-rinjte, ku Bona shenoi nje triplete ne finale kunder Napolit dhe fitoi kampionati ne pare te tij. “Eshte rritur shume ne situatat e lojes kolektive – vazhdon Cerrone -, cdo dite qe kalon ai meson me shume, pikerisht sepse i pelqen te luaje futboll”. Dhe ne zonen e rreptesise pothuajse nuk gabon kurre: “Ai e di gjithmone ku eshte porta – tregon tranjeri aktual i Primaveres Stefano Vecchi -, gjuan dhe eshte i bindur se do te shenoje, gjuan me precizion dhe force, dhe keto cilesi prej bomberi nuk mesohen dot, ose jane te lindura ose nuk i ke fare. Ai i ka. Te lindura natyrisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.