Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bonimba i thote te gjitha: “Tradhtite nga Mazzola tek Moratti. Jo Madrid-it per nje arsye. Thohir? Per momentin nje mister”.

Bonimba i thote te gjitha: “Tradhtite nga Mazzola tek Moratti. Jo Madrid-it per nje arsye. Thohir? Per momentin nje mister”.
Ardis
  • On 13/11/2013, 14:56

Sot Roberto Boninsegna mbush 70 vjec dhe tek Gazzetta dello Sport, flet pak nga te gjithe. Shume, si gjithmone, per Interin. Dhe nuk jane gjithmone histori qe kane fund te bukur. Perkundrazi.

Duke u kthyer mbrapa ne kohe, cfare do te kujtonit me gjithe qejf?
“Vitet e mia me Interin qe do te jete perhere skuadra ime, pavaresisht shume tradhtive flagrante. Tradhtia e pare. Rritem tek Interi dhe jam gati te bej debutimin tek skuadra e pare, ne Bergamo me 63′, 19 vjec. Por Herrera, fut ne loje serish Di Giacomo dhe pak dite me vone me cojne ne huazim tek Prato, ne Serie B. Ne fund te sezonit kthehem ne Milano, duke shpresuar qe te qendroja sa me afer shtepise, por Allodi me thote: ‘Ose shko te Potenza, ose lere futbollin’. Kam qene i detyruar, perhere ne Serie B. Nderkohe qe Interi i fitonte te gjitha une vuaja sepse mund te isha edhe une aty. Me pas kthehem, por mbas nje sezoni te gjate, gjithmone ne huazim, sepse nga Potenza me cojne tek Varese, ne Serie A, me te cilen debutoj pikerisht kunder Interit. Me pas vjen Cagliari. Perfundojme te dytet ne klasifikim ne ’69 dhe e ndjeva se mund te arrinim tek skudeto, por Scopigno me thote se eshte e nevojshme qe te sakrifikohet nje ndermjet meje dhe Riva-s. Gigi nuk donte qe te largohej nga Sardegna dhe e kuptoj qe duhet te iki une, por i them se pranoj vetem nese kthehem tek Interi”.

Dhe me ne fund dashuria e rigjetur…
“Arrijme te dytet mbas Cagliarit, por jam i lumtur sepse ndihem si ne shtepi dhe Corso ma perseriste qe me mua Grande Inter do te fitonte me shume. Kenaqesia me e madhe mbetet ai gol me roveshate, kunder Foggia-s ne San Siro, ne diten kur festuam skudeton e ’71. Per dy kampionate rresht isha ne krye te golashenuesve, por ne te vertete duhet te ishin tre sepse me ’74 nuk me quajne nje gol kunder Cesena-s, duke me thene se ishte nje autogol dhe keshtu fiton Chinaglia. Jane vitet te kanoces se famshme se Coca-Cola-s qe me goditen ne koke ne Moenchengladbach dhe te finales se Kupes se Kampioneve te humbur kunder Ajax-it te Cruijff. Po mbaronte nje cikel, por une do te qendroja gjate gjithe jetes sime nese nuk do te tradhtohesha per here te dyte”.

Si?
“Jam me pushime ne Viareggio, ne dreke me gruan time. me telefonon Fraizzoli dhe me thote qe me ka shitur tek Juventusi. Dhe i pergjigjem tekstualisht: ‘President, tek Juventusi duhet te shkoni ju’. Nderkohe, si heren e pare ne Potenza, nisem sepse atehere nuk mund te refuzohej. Dhe mbas kaq vitesh kam akoma ndjesine se Mazzola kishte te bente me ate marreveshje, sepse duke pare mbrapa, nje nga nje iken te gjithe te medhenjte midis tyre edhe ai”.

Nje kampion interist tek Juventusi, sot do te ishte e pamendueshme nje veprim i tille?
“Ne fillim ishte e veshtire edhe per mua. Por ne fund me shkoi me mire mua sesa Anastasi-t, qe kaloi tek Interi ne vendin tim dhe me pas perfundoi tek Ascoli, sepse me Juventusin kishte fituar dy skudeto dhe nje Kupe UEFA. Ne fund do te qendroja akoma, sepse Boniperti kerkonte qe te rinovonte kontraten. Por tashme isha shume i lodhur, sepse Trapattoni me linte gjithmone ne pankine. Ishte nje profesionist i madh. Nuk i kam falur kurre qe me la ne pankine ne Bruges ne gjysemfinalen e Kupes se Kampioneve me ’78. Ishim duke humbur, por me fut ne loje vetem ne minutat shtese. Une dhe Bettega benin shaka gjithmone ne fund te ndeshjes dhe thonim: ‘ Edhe sot Giovanni nuk arriti te gjeje nje'”.

Inter dhe Juventus me vete, ju keni qene edhe nenkampion i botes ne Meksike.
“Shenoj kunder Gjermanise, perpara se te pasoj tek Rivera per permbysjen 4-3, me pas shenoj ne fund, por nuk kam pasur asnjehere nje raport te mire me Valcareggi-n, qe gabon ne cdo gje. Te lesh jashte Rivera-n, ne finale ishte njesoj si te lije jashte Pele me Brazilin. Kur humbem 3-1 dhe Rivera behet gati te hyje ne loje, Domenghini dhe Mazzola refuzojne te dalin dhe atehere Valcareggi me therret mua. Jam kaq i zemeruar qe po dal dhe i hedh kepucet ne drejtim te pankines”.

Pervec ketyre shperthimeve te inateve, a keni ndonje keqardhje?
“Qe nuk kam trajnuar asnjehere Interin. Per 13 vjet kam drejtuar skuadra te Serie C, duke promovuar nder te tjere Abbiati-n, Toldo-n, Montella-n, Di Biagio-n, Toni-n. Mesa duket, jam i destinuar te bej rolin e te tradhtuarit te dashur, si atehere ku Beduin me jep ftesen e Interit per te shkuar ne finalen e Champions League ne Madrid tre vite me pare. Me pas, marre vesh se duhet te udhetoj me te punesuarit dhe jo me kampionet e Grande Inter, dhe atehere qendroj ne shtepi. Asnje problem, jam interist, edhe pse nuk bej as vezhguesin. Me vjen keq, sepse me Morattin dy vite me pare kam bere tre intervista. Nisem menjehere ne Mantova, por kur arrij ne Lodi sekretarja e tij me thote se presidenti nuk mund te me marre. Qe atehere nuk e kam degjuar me dhe qe nga ky vit nuk kam me as tesere-n per ne San Siro”.

Veren e kaluar, gjithsesi, keni qene ne krocieren zikalter.
“Me kane ftuar dhe kam shkuar me deshire, edhe pse kur me shoqeruan tek dhoma me dhane edhe dokumentat, ishte emri i Corso-s, i cili nuk kishte arritur te nisej ne momentin e fundit. Durim, kalojne te gjithe, Moratti dhe Boninsegna, por Interi eshte gjithmone aty”.

Po ju si e shikoni sot?
“Nese rekuperohet Milito, me te gjithe titullaret mund te shpresoje akoma tek vendi i trete sepse Mazzarri eshte shume i zoti, perndryshe do te qendrojne per vendim e 4 dhe te 5″.

Thohir ju bind?
“Me duket nje mister. Me te gjithe respektin per Ventola-n, cfare mund te mendohet per dike qe e konsideron interistin e tij te preferuar? Megjithate, une gjithmone shpresoj”.

Edhe ne nje thirrje nga ana e Interit?
“Jo, kete jo. Mbas te gjitha tradhtive, nuk dua as ta mendoj”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.