Bonimba: “Zanetti e kupton qe i ka ardhur ora per te lene futbollin”
Roberto Boninsegna, i intervistuar nga Tutto Mercato Web, ka komentuar nese Javier Zanetti mund te largohet nga Interi per te ikur drejt Jose Mourinho-s tek Chelsea: “Ka qene nje lojtar i madh por duhet te jete i vetedishem qe ka nje moshe qe duhet te vare kepucet ne gozhde. Walter Mazarri ka te drejte, por nese Jose Mourinho kerkon te beje buje mediatike kete gje nuk e di. Largohet nje pjese e historise? Klubet keshtu jane, e shikojme qe ne kohet tona me Corso, Domengini, Burgnich. Shoqerite nuk shikojne asnje ne fytyre, Zanetti mund te flase me Thohir: duhet te largohet nga futbolli i luajtur dhe klubi mund ti gjeje nje role ne dirigjence”.
Boninsegna flet edhe per largimin e Marco Branca: “Ka marre persiper edhe faje te te tjereve. Ishte e nevojshme qe te perfshihej i gjithe sektori teknik: kur behet fjale per nje lojtar, shkembimi Guarin-Vucinic per shembull, kur klubi eshte dakord dhe BOYS bejne qe te deshtoje tratativa, do te thote qe dicka nuk po shkon ashtu sic duhet. Branca ishte i detyruar te jepte doreheqjen por nuk eshte i vetmi fajtor”.