Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 25, 2019

Scroll to top

Top

587 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bonolis: “Derbi eshte i paparashikueshem. Shikoni Ascolin dje sa probleme i hapi Real Madrid…”

Bonolis: “Derbi eshte i paparashikueshem. Shikoni Ascolin dje sa probleme i hapi Real Madrid…”
Inter Club Staff

Gjate nje transmetimit te RMC Sport ‘Maracana’, Paolo Bonolis, drejtues emisionesh teper i njohur ne Itali dhe tifoz zikalter ka folur edhe per derbin e Milanos qe do te luhet per pak ore duke folur per Interin por jo vetem.

Ja fjalet e tij:

Cfare ju frikeson me shume nga Milani?

“Egersia qe i ka dhene Gattuso grupit. Milani luan futboll, me dinamizem dhe impenjim. Ka dy lojtare krahu si Suso dhe Calhanoglu qe me pelqejne dhe qe jane efikas ne kundersulme. Por edhe Cutrone perpara. Milani do te luaje pa Biglia, por edhe Montolivio di te luaje mire futboll. Me ka impresionuar Calabria, eshte i shpejte, di te luaje ne te dyja krahet.”

Largimi i Sabatinit a ju shqeteson?

“Jo jo, duhen njohur shkaqet per gjerat e te kaluares. Por jo, nuk me shqeteson.”

Nje parashikim per derbin?

Image result for bonolis juventus

“Nuk i dihet kurre, nuk e di, eshte e rrezikshme. Derbi ka pasur gjithmone brenda rezultatet me te paparashikueshme: do te jete me siguri nje ndeshje e bukur per shkak te kualitetit te skuadrave por edhe per ate qe ata do te luftojne. Interi po me pelqen, duke hequr ndeshjen me Napolin. Por edhe Milani eshte mire.”

Cfare keni menduar kur pate golin e dyte te Ronaldos dje ne darke? 

“Kam menduar se ka disa skuadra qe jane shume me superiore se disa te tjera. Goli i Ronaldos eshte per kopertine, eshte spektakolar, brenda eshte i gjithe atletizmi i tij. Ne ate situate duhet te te eci cdo gje mire qe te arrish ta realizosh. Goli i tij i pare per shembull, eshte totalisht taktik ku ai djeg mbrojtesat ne kohe. Pastaj le ta pranojme, Ascoli dje i ka hapur jo pak probleme Real Madridit… (qesh nderkohe).”

Bonolis me ‘Ascoli’ i referohet natyrisht skuadres nga Torino e cila uniformat i ka te njejta me ta por ai ka dashur te theksoje se sa te vegjel u duken ata perpara Realit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.