Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,589 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bonolis shpartallon Pereiran: “Ka 100 mushkeri? Atehere…”.

Bonolis shpartallon Pereiran: “Ka 100 mushkeri? Atehere…”.
Ardis
  • On 02/10/2013, 15:24

Ne mikrofonat e Centro Suono Sport, Paolo Bonolis shpreh mendimin e tij per ndeshjen e se shtunes midis Interit dhe Romes: “Dy skuadra qe kane ambicjet e tyre te papritura. Te dyja kane vetem nje impenjim, kampionatin dhe me pas kupen e Italise. Do te jete nje «lufte» e vertete: Roma do te kerkoje qe te qendroje ne krye te klasifikimit, Interi duhet te beje sa me mire qe te arrije ne fund te kampionatit ne zonen Champions”.

Foli edhe per figuren e Erick ThohirFiorello nuk eshte i lumtur? Duket qarte qe nuk e njeh. Massimo Moratti ka kerkuar klauzolen per te mbojtur Interin. Per indonezianin eshte nje operacion komercial, por futbolli qendron gjithsesi nje pasion dhe kur ben nje investim ne para ne futboll nuk mund te mos e marresh parasysh pasionen per te. E perkrah nje gje te tille sepse Moratti nuk do ta kishte bere ne rast se nuk do te ishte e nevojshme, jo vetem per te por edhe per Interin”.

Prezantuesi televiziv flet edhe per rilindjen e disa lojtareve nen kuren e Walter MazzarritRicardo Alvarez eshte bere nje lojtar i disponueshem per lojen, sakrifikon. Ka filluar te ngreje koken: eshte i sigurte dhe efektiv, i shikon shoket dhe kete gje e ka mesuar kete vit. Jonathan eshte bere me evident sepse eshte loja e Mazzarrit qe kerkon nje impenjim me te forte ne krahe. Eshte nje lojtar i mire por nuk eshte nje kampion, sepse ne ndeshjen kunder Juventusit ishte «zhdukur nga loja». Por fjalet me te renda i rezervon per Alvaro Pereiran“Eshte nje lojtar medioker. Ka 100 mushkeri? Mire do bente te shiste disa dhe te blinte me shume tru”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.