Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 27, 2021

Scroll to top

Top

235 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bonucci nuk ndalet dhe flet perseri per Interin: “Juventusi do te shkoje ne Milano vetem per…”

Bonucci nuk ndalet dhe flet perseri per Interin: “Juventusi do te shkoje ne Milano vetem per…”
Inter Club Staff

Mbrojtesi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur perseri per mikrofonat e mediave vetem disa ore pas deklaratave te tij te cilat u diskutuan shume.

Ai tha diten e djeshme se Interi ka fituar Scudetton sezonin e shkuar vetem sepse Juventusi nuk kishte qene ne forme dhe jo per meritat e saja.

Nderkohe, lojtari eshte ndalur diten e djeshme per Amazon Prime duke folur perseri per Interin pas fitores se Juventusit ndaj Zenit.

“Duhet vazhduar ne kete menyre sepse rruga eshte shume e gjate si ne Europe por edhe ne Itali, ku kampionati ka shume ndeshje.”

“Te dielen me Interin kemi nje ndeshje shume te rendesishme. Duhet te shkojme ne kete ndeshje te bindur dhe ne menyren me te mir te mundshme.”

“Neve na duhen pike per kampionat. E rendesishme eshte qe te fitojme. Juventusi do te shkoje ne Milano vetem per te dale me tre piket nga loja.”

“Tani qe fitorja ndaj Zenit eshte pune e kryer duhet te rekuperojme energjite dhe te mendojme direkt per Interin te dielen.”

“Ata jane nje skuader e madhe qe sapo kane fituar Scudetton. Do te shkojme atje me deshiren per te marre sa me shume pike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.