Bonucci vs. Skriniar: Kush e fiton sfiden?
Do te jete nje derby shume i luftuar ai i se dieles ne darke qe do te luhet ne Meazza ne oren 20:45. Kjo gje po ndihet qe tek deklaratat e lojtareve, por edhe tek ndjesia e pergjithshme e krijuar tek tifozet respektiv.
Ajo qe ka ndikuar ne kete atmosfere, eshte forma pozitive qe po kalon Milani dhe nje forme negative qe Interi po kalon teshme prej 2 muajsh. Keto forma te kunderta kane ndikuar qe Milani te afrohet ne klasifikim me Interin dhe te jete 7 pike larg dhe shume jane te mendimit se nje humbje e mundshme e Interit do te hapte garen per nje vend ne Champions per kuqezinjte.
Mbase pikerisht per kete arsye nje humbje ne derby eshte totalisht e ndaluar per Interin.
Por le te kthehemi tek protagonistet e kesaj ndeshje: La Gazzetta dello Sport ka krahasuar dy nga lojtaret me personalitet me te forte ne skuadrat respektive. Behet fjale per Skriniar dhe Bonucci.
E perditshmja italiane ka krahasuar performancen e tyre kete sezon ne Serie A. Kujtojme qe per te dy eshte viti i tyre i pare ne skuadrat e reja: Bonucci erdhi nga Juventusi tek Milan si nje lojtar i afirmuar, me nje rroge prej top-player dhe rrembeu menjehere shirin e kapitenit nderkohe nga ana tjeter, Milan Skriniar erdhi nga Sampdoria si nje i panjohur dhe per shume specialiste “cmimi i tij ishte i fryre”, por fusha tregoi te kunderten.
Le te kthehemi tek krahasimi dhe numrat:
Bonucci vs. Skriniar
Prezenca: 24 vs. 26.
Minuta te luajtura: 2095 vs. 2340.
Gola: 1 vs. 4.
Topa te rekuperuar: 96 vs. 191.
Mesatarja e topave te rekuperuar per ndeshje: 4 vs. 7,35.
Gjuajtje te bllokuara te kundershtareve: 11 vs. 17.
Duele te fituara: 15 vs. 38.
Mesatarja e dueleve te fituara per ndeshje: 0,63 vs. 1,46.
Driblime per ndeshje: 0,25 vs. 0,73.
Topa te gjate: 297 vs. 4,77.
Mesatarja e topave te gjate per ndeshje: 12,38 vs. 4,77.
Pasime te sakta: 1100 vs 1458.
Pasime te gabuara: 195 vs 136.
Kjo eshte nje foto ilustruese e statistikave me lart e marre nga La Gazzetta dello Sport: