Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bookies injorojne totalisht Ibrahimovic: “Nuk do te jete Ibra por Lukaku ai qe do te luftoje me…”

Bookies injorojne totalisht Ibrahimovic: “Nuk do te jete Ibra por Lukaku ai qe do te luftoje me…”
Inter Club Staff

Duket se festa per arritjen e 500 golave ne karriere ka zgjatur me pak se gjysme ore, sepse ai ka shenuar edhe golin e 501 ne karriere ndaj Crotones.

Numrat e Ibrahimovic jane me te vertete teper te rendesishem, dhe ai ka nje mesatare te frikshme golash ne Serie A.

Suedezi me origjine boshnjake shenon me nje mesatare 1 gol per cdo 60 minuta qe luan, ku ne vetem 881 minuta ai ka shenuar 14 here. Pra nje gol ne cdo 63 minuta.

Por as kjo statistike nuk mjafton qe Kompanite e Basteve ta konsiderojne ate si pretendent kryesor per tu shpallur kryegolashenues ne Itali.

Keshtu, bookmakersat e kane injoruar ate, ne koeficentet e publikuar diten e sotme per ate qe mund te shpallet ne fund golashenues ne Serie A.

Ashtu si tregon Agipro, kuotat e analisteve te Planetwin365 jane si me poshte: Cristiano Ronaldo (qe ka 16 gola deri me tani), eshte favorit me koeficentin 1,95.

Nderkohe, menjehere pas tij vjen Lukaku, qe eshte i pari kundershtar i frikshem per portugezin (14 gola te shenuar deri me tani, aq sa Ibrahimovic), me koeficentin 3,55.

Kurse menjehere pas Lukakut, por me nje diference te vogel eshte Immobile (14 gola edhe ai) me koeficentin 3,75.

Nderkohe, Ibrahimovic eshte shume poshte, duke u injoruar keshtu dhe ka nje koeficent prej 6,75 per te dale kryegolashenues ne fund.

Keshtu, sipas bookmakers, suedezi pritet te kete nje renie ne rendimentin e tij nga ky moment deri ne fund te sezonit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.