Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,043 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bookies – Inter-Juventus, ja koeficentet e ndeshjes! Rezultati me i pamundur eshte…

Bookies – Inter-Juventus, ja koeficentet e ndeshjes! Rezultati me i pamundur eshte…
Inter Club Staff

Interi do te luaje ndaj Juventusit te shtunen ne oren 20:45 nje ndeshje qe pritet te vendose shume per fatin e zikalterve ne rrugetimin e tyre drejt Champions League.

Zikalterit do te perballen me nje Juventus qe vjen nga humbja e fresket me Napolin ne minutat e fundit ne stadoimin e tyre.

Nderkohe, Interi ka fituar ne Bentegodi ndaj Chievos me rezultatin e ngushte 1-2 ne transferte.

Ne kete ndeshje, do te mungoje Gagliardini i demtuar dhe nuk dihet ende nese ate do e zevendesoje Vecino qe nuk eshte ne forme shume te mire fizike apo Borja Valero.

Edhe Juventusi gjithashtu ka disa mungesa, ku me e rendesoshmja do te jete ajo e Chielinit i cili eshte i demtuar dhe do ta humbase mundesine per tu perballur me Interin.

Pikerisht per kete ndeshje, kane dale koeficentet e para nga kompanite e basteve te cilat nuk e shohin Interin favorite.

Kompania e njohur SNAI, per sa i perket atij qe quhet ‘derbi i Italise’ i ka vendosur Interit nje koeficent 3.10 per nje fitore te mundshme te zikalterve.

Nderkohe, kundershtaret e Interit, Juventusi kryesues e ka koeficentin 2.35 per nje fitore te mundshme.

Barazimi nga SNAI shikohet si dicka jo shume e mundshme, duke pare qe e kane kuotuar me koeficentin 3.20, koeficenti me i larte nga te treja rezultatet keshtu.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.