Bookies – Ja koecifentet per fitimin e titullit ne Serie A: Interi i Contes ne vendin e trete pas skuadres se Napolit
Serie A eshte prapa porte dhe tashme kane filluar te behen edhe parashikimet se kush mund ta fitoje Kampionatin Italian kete sezon.
Nese vitet e shkuara ka pasur vetem nje pretendente serioze, kete sezon mendohet se Juventusi do te kete jo pak pune per perseritur vitet e shkuara.
Favoritja natyrisht qe eshte Juventusi. Ata kane fituar 8 kampionate radhazi dhe duket se jane shume te forte edhe per 2019-2020 sipas kompanive te basteve.
Pikerisht per kete fakt, bookmakers i kuotojne ata per fitimin e Serie A me koeficentin 1,48.
Ne vendin e dyte ndodhet Napoli i Carlo Ancelottit dhe i De Laurentiis i cili kuotohet me koeficentin 5,50.
Jetoni larg Shqiperise? A e dini qe mund ta beni anetaresimin ONLINE duke paguar me PayPal dhe dhuratat bashke me karten ju vijne me poste ne adresen tuaj? ?⚫?
Ky eshte linku ku mund te anetaresoheni: https://t.co/Olwn5SMpLS pic.twitter.com/ARSZbBnxGl
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) August 8, 2019
Pas Napolit, nuk eshte aspak larg Interi ne vendin e trete me Antonio Conten ne krye: zikalterit kuotohen me koeficentin 6,50 per fitimin e Serie A. Por ky koeficent mund te ndryshoje edhe ne baze te merkatos se Interit nga tani deri ne fund te merkatos ne daten 2 shtator.
Pas Interit, vijne edhe skuadrat e tjera qe jane shume larg nga tre skuadrat e para qe mendohet se do te vendosin mes tyre titullin kampion.
Ne fillim (pas Interit) vjen Milani me koeficent 25. Pastaj eshte Roma me nje koeficent 50. Atalanta, surpriza e madhe e sezonit te shkuar luhet me 60 koeficent, Lazio me 75.
Nderkohe, kush i ka qef sfidat, mund te gjeje Fiorentinen me nje koeficent 500 apo Leccen dhe Veronen me nje koeficent 4.000 per fitimin e Serie A.