Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

572 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Borini, Baselli, Zappacosta dhe emri i ri: skenaret

Borini, Baselli, Zappacosta dhe emri i ri: skenaret
Bujar Berishaj

Ashtu sic e dime, merkato nuk shkon kurre me pushime, edhe pse tashme afati ka perfunduar, dirixhentet e ekipeve te ndryshme punojne sa i perket te ardhmes. Nuk ben perjashtime as Inter qe, me Piero Ausilio, percakton bazat ‘optike’ per janarin. Ne vijim eshte situata e skenareve te emrave… ‘te vjeter’ dhe ‘te rinj’.

FABIO BORINI – Eshte ai objektivi i madh per merkaton e dimrit, por vjen nje lajm i keq qe mund te frenoj manovrat zikalter. Liverpool, ka vendosur qe ta perfshij ate ne listen e Champions League, motiv ky qe po e shtyen Interin qe te eksploroj pista tjera.

DANIELE BASELLI, DAVIDE ZAPPACOSTA – Respektivisht mesfushori dhe mbrojtesi i Atalantas, ne vecanti nuk eshte hera e pare qe lojtari i klasit ’92 lidhet me ngjyrat zikalter te Milanos dhe Interin qe ne sezonin e kaluar provoj te arrinte tek lojtari. Ish-lojtari i Avellinos do te ishte profili perfekt per programet e Erick Thohir: italian, ashtu si shoket e tij te ekipit, dhe i ri. Dy talentet do te vleresohen gjate ketyre muajve edhe pse ndoshta konkurrenca do te rritet.

MAXIME LESTIENNE – Eshte emri i ri. Blegu, anesori sulmues i Genoas ne huazim nga Al-Arabi eshte nje ide e oreve te fundit, por duket pak i ‘vonuar’ per shkak te kombesise. Ne fakt, Inter, do te synoj te perqendrohet tek merkatoja italiane, duke konsideruar deshiren per te mos u gjendur te papregaditur ne rast se vendoset nje numer minimal obligativ i lojtareve te rritur ne sektoret e reja te Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.