227 views
Borja Valero: “Barcelona-Tottenham? Me e rendesishme eshte ndeshja jone”.
I intervistuar ne post ndeshje te Tottenham-Inter mesfushori spanjoll i Interit, Borja Valero. Keto jane fjalet e tij ne RAI:
“Frike jo. Ata kishin nevoje te fitonin dhe kane zbritur ne fushe me te gjithe ‘ligesine’ qe kishin, i kemi perballuar deri ne fund, mekat per ate gol qe pesuam 10 minuta nga fundi”.
“Barcelona? Ne menyre te qarte eshte e kualifikuar por besoj ne profesionalitet, jam i qete, eshte me e rendesishme ndeshja jone, kunder nje skuadre shume te veshtire. Sigurisht ishte edhe shorteu, asnje nuk mendonte qe do ta luanim deri ne fund, duhet te jemi krenar per veten tone”.