Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

495 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Borja Valero misherim i ‘futbollit’: ja sa % te pasimeve te sakta ka pasur dje spanjolli ndaj Spal

Borja Valero misherim i ‘futbollit’: ja sa % te pasimeve te sakta ka pasur dje spanjolli ndaj Spal
Inter Club Staff

Disa nga tifozet zikalter e quajne ‘plakush’ e disa e quajne ‘sulltani’.

Epitetin e pare e ka per shkak te moshes qe kishte ne momentin kur Interi e bleu ndersa epitetin e dyte e ka per shkak te mjekres qe ai mbante por qe kete sezon e ka ‘zhdukur’.

Por me sa duket, ‘Sulltani plakush’ kete sezon e ka nisur me te vertete me kemben e mbare dhe ka treguar qe eshte nje element teper i rendesishem per skuadren zikalter te Spallettit.

Ne fillim ai ka luajtur vetem pak minuta ne fundet e ndeshjeve, ku ka rene ne sy per mire sidomos ne ndeshjen ndaj Tottenham ku kishte me te vertete dore ne kthimin e rezulatit duke dhene nje impakt te menjehereshem ne loje.

E keshtu, pikerisht nga keto minuta finale teper te mira Spalletti e ka vene re se Borja meritonte me shume duke e futur ne dy ndeshje te Serie A: nje per shkak te turnover e nje per shkak se Brozovic u demtua.

Por spanjolli si gjithmone eshte treguar i gatshem te vije ne ndihme te skuadres dhe te luaje nje ndeshje teper te mire e te nje niveli goxha cilesor.

Ajo qe eshte vene ne dukje nga Gazzetta dello Sport eshte e frikshme dhe ka te beje me perqindjen e pasimeve te sakta te Borja Valero: 

Ai ka bere 41 pasime dhe te gjitha pasimet i ka pasur te sakta. Kjo statistike eshte fotografia e paraqitjes se fundit te tij ne fushen e Spal.

Mesfushori spanjoll ka mare mjaft elozhe edhe nga Luciano Spalletti edhe perpara ndeshjes ne Ferrara dhe keshtu edhe njehere tjeter eshte treguar nje gur i cmuar i manovres se Interit ne nje ndeshje ku mungonte regjizori Marcelo Brozovic.

Nder shume pasime te shkurtra, hapje loje, vertikalizime dhe 4 topa te gjate, ai ka pasur nje perqindje te realizuar prej 100%. E pabesueshme por e vertete.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.