Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Borja Valero: “Une per Interin jap gjithcka. Jam titullari numer…”

Borja Valero: “Une per Interin jap gjithcka. Jam titullari numer…”
Ardis
  • On 22/11/2018, 19:54

Inter-i do te rifilloje kampionatin ne ndeshjen kunder Frosinone-s te shtynen ne mbremje. Skuadra e Spalletti-t po pergatitet per ndeshjen e kampionatit, me pas do te mendoje per ndeshjen kunder Tottenham ne Champions League. Mesfushori i Inter-it, Borja Valero ka folur per momentin e skuadres ne mikrofonat e DAZN:

HAPESIRAT“Fillimi im i kampionatit ka qene nje rrugetim. Kam bere shume pak dite pergatitje kete vere, keshtu qe eshte normale qe ne fillim te luash me pak. Dalengadale kam gjetur me shume hapesira. Tashme jam me mire. Mund te thuhet qe jam titullari i 12 por eshte ceshtje skuadre dhe jo titullaresh. Une jam ndihmen time aq sa mundem, eshte e bukur te futesh ne fushe nga pankina dhe te ndikosh. Gjeja me e rendesishme kunder Frosinone-s do te jete qe te ringrihemi mbas ndeshjes me Atalanta-n. Duhet te qendrojme te bashkuar”.

ROLI – “Me pelqen me shume te luaj ne rolin e regjistit sepse e prek me shpesh topin. Por edhe ne repartin e trekuartistit gjendem mire. Tifozet me therrasin “Sindaco” (kryetar bashkie). Eshte nje emertim qe vjen nga Firence. Ne dhomat e zhveshjes, jam dikush qe jap ndonje keshille sepse kam vite me shume eksperience”.

ROCHO – “Gruaja ime vrapon me shume se une. Stervitet me shume se une. I pelqen shume te vrapoje ne korsi. Po stervitet per te marre pjese ne maratona te rendesishme. E kam njohur ne MSN. Ishte 18 vjec dhe luante tek Real Madrid. Me pas, hera ime e pare qe kam shkuar ne diskoteke, e kam gjetur aty”.

FUTBOLLISTET – “Kam shume lojtari komshinj, sic eshte Icardi dhe Boateng. Pershendetemi kur parkojme makinen. Ndonjehere edhe darkojme bashke”.

SPANJA – “Nga njeri krah, duke qene lojtar i te njejtes gjenerate me Xavi dhe Iniesta per mua ishte e papershtatshme, sepse kam luajtur pak me Spanje-n. Por nga krahu tjeter, ka qene nje kenaqesi te luaja me ta dhe te jem tifoz i asaj skuadre”.

INTER – “Nuk e di nese do e mbyll karrieren ketu. Por me pas do merresha vullnetarish me golf sesa te beja trajnerin, edhe pse nuk i mbyll deren asnje mundesie”.

RONALDO – “Im bir ka qene i zemeruar kur Ronaldo u transferua tek Juventus, sepse eshte tifoz i cmendur i Real Madrid, si une dhe gruaja ime”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.