Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

515 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Borxhet e Intert, Thohir shet DC United? Projekti eshte me i gjere: Ja detajet…

Borxhet e Intert, Thohir shet DC United? Projekti eshte me i gjere: Ja detajet…
Donald Elmazi

Ditet e shkuara, Corriere della Sera kishte bere nje studim mbi borxhet e klubeve te serise A. Mire, por doli qe dhe pas merkatos se janarit, Interi eshte ekipi me me shume borxhe: rreth 40 milion, duke u ngjitur tek kuota 200 milion.

Ky pasivitet i rrezikshem ka bindur Erick Thohir te shese Dc United, klub te Mls amerikane dhe me te titulluarin e saj.

Ne ambjentet financiare, sic tregon dhe “Sole 24 Ore”, qarkullojne zerat qe ky vendim eshte marre nga manjati per t’iu dedikuar teresisht Interit dhe per te zgjidhur nyjen te garancive personale qe ai ka per Interin.

“Resurset qe do fitohen nga clirimi i pergjegjesive per ekipin amerikan, qe se bashku me Interin dhe Persib Bandung(skuader qe merr pjese ne kategorine superiore indoneziane) jane ekipe qe i ka ne pronesi Thohir, do te jene keshtu te dedikuara per investimet e skuadres zikalter”, lexohet tek Solo 24 Ore.

Thohir, qe ka nje pasuri personale mbi 300 milione euro, ka prejardhjen nga nje nga familjet me te pasura te Azise, ka trasheguar interesat e tij per futbollin nga babai i tij Teddy, qe eshte shefi i Astra International, nje koorporate qe ka ne dore shume kompani te tjera te sektoreve te ndryshme, me nje fitim prej 12 miliarde eurosh”.

Nga Dc United, Thohir ka “marre” drejtorin financiar, Micheal Williamson, qe ka punuar me Thohir ditet e fundit te merkatos per te kontrolluar pikerisht detajet e bilancit zikalter. Me pas permendet emri i Nicola Volpit, ish administratorin e derguar te kompanise angleze Permira. Ardhja e tij, sipas “Solo 24 Ore”, mund te hape dyert e kuotimeve te Interit ne tregjet aziatike. Manaxheri ne fakt eshte specializuar per ti bere superfuqi shoqerite.

Edhe kapitalet te futura ne Burse do te riinvestoheshin tek Interin, per te fuqizuar marken e skuadres.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.