Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bosi i Pirellit, Tronchetti: “Ja kush eshte endrra ime me e madhe per Interin. Per sa i perket…”

Bosi i Pirellit, Tronchetti: “Ja kush eshte endrra ime me e madhe per Interin. Per sa i perket…”
Ardis
  • On 05/12/2018, 20:52

Marco Tronchetti Provera, administrator i Pirelli-t, ka folur gjate prezantimit te kalendarit 2019 ne mikrofonat e Sky Sport dhe eshte perqendruar gjate ne tematiken per Inter-in: ja dhe fjalet e tij:

Endrra futbollistike e Marco Tronchetti Provera-s me 2019?
“Mbase te vazhdojme rrugetimin mbase me ndonje kampion qe mund ti jape ndihme dhe vazhdimesi skuadres”.

Jemi ne prag te ndeshjes kunder Juventusit, kush jane ndjesite tuaja?
“Cdo ndeshje ka historine e tij dhe ndeshje si keto jane impenjative. Eshte ndeshja me impenjative e vitit dhe mendoj se do te japin gjithcka”.

Cfare Interi po rritet sipas pikepamjes suaj?
“Ndonjehere me pelqen shume, ndonjehere nuk eshte e kompletuar. Mungon akoma dicka por eshte ne rrugen e duhur”.

Sipas Moratti-t eshte skuader e pershtatshme per Champions: a jeni i tenjetit mendim?
“Te presim edhe pak, kane ndodhur te tjera gjera, keshtu qe te presim edhe disa jave”.

Cfare sjell tek Inter nje drejtues si Marotta?
“Nje eksperience madheshtore, kompetence, prandaj i jep kuptim projektit, kjo eshte gjeja e rendesishme: nje zgjedhje shume e mire”.

Skuadrat e medha lindin nga shoqeri te forta?
“Po, skuadrat e medha duhet te kene nje projekt dhe ta realizojne ne terma afatmesem si objektiv”.

Ju pelqen sesi po punon Spalletti?
“Spalletti eshte nje trajner i mire, ka nje skuader te mire dhe po kerkon qe ta beje nje skuader madheshtore”.

A ju pelqen Steven Zhang dhe cfare efekti ju jep si president?
“Me pelqen shume per impenjimin qe ka marre persiper, vullnetin e tij per te kuptuar dhe per ta cuar drejt suksesit Inter-in: ka shpirtin e duhur. Jam i kenaqur qe impenjimi i realizuar nepermjet impenjimit direkt, eshte dicka e mire”.

A eshte Icardi, CR7 e Interit?
“Eshte nje lojtar me kualitete madheshtore, qendersulmuesi me i madh qe ekziston sot dhe perfaqeson per Interin pa dyshim lojtarin me te mire, udhezuesi i shoqerise”.

Ai flet gjithmone per Messi-n si nje enderr, do te jete ndeshja e pare kunder Juventusit me Ronaldon nga ana tjeter. Cfare mendoni per te?
“Eshte nje lojtar i madh, vetem mund te admirosh kualitetet dhe te shpresosh qe te jete nje mbremje jo e mire per te”.

Mourinho, gjesti me tre gishtat kunder Juventusit, cfare ju sjell ndermend?
“Ai ka sensin e show-man, nuk ka polemika per te bere mbi kete teme”.

Do te aktivizoni me shume ne loje Lautaro-n?
“Po, sepse te rinjte kane me shume nevoje qe te ndjejne me shume ndeshjen. Ka deshire per te bere mire dhe eshte e rendesishme dhe shpresoj qe te kete hapesira per te”.

A mund tju kerkoj nje parashikim mbi Juve-Inter?
“E pamundur”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.