Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,368 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

BOTERORI I RI PER KLUBE NGA FIFA – Ja detajet: formati, fitimet dhe klubet qe marrin pjese! Inter…

BOTERORI I RI PER KLUBE NGA FIFA – Ja detajet: formati, fitimet dhe klubet qe marrin pjese! Inter…
Inter Club Staff

Spalletti e kishte thene ne konference per shtyp: Boban ishte ne Appiano per te na prezantuar formatin e ri te Boterorit per Klube qe ka ndermend FIFA.

E keshtu, La Gazzetta dello Sport sot ka zbuluar se si do te organizohet edicioni i pare: prezente do te jete edhe Interi.”

“Edicioni i pare, ne 2021, do te jete vetem me ftesa ku do te luajne vetem klubet me fituese te historise, nga Real Madrid tek United perfshire Interin, Milanin dhe Juventusin – tregon keshtu Gazzetta dello Sport -.”

“Do te jete nje turne me vlera teknike shume te larta, spektakolar si Boterori per Kombetare.”

“Ideja eshte ajo e nje turneu cdo kater vjet, pikerisht si Boterori, por ne vite teke, jo cift. Mundesisht ne gjysmen e dyte te qershorit.”

“Keshilli i FIFA mund ta aprovoje ne Moske, perpara Russia 2018. Por ne rast te ndonje konsensusi me  te gjere, kjo gje mund te ndodhe edhe me heret dhe te zhvillohet nje Keshill i jashtezakonshem brenda fundit te Majit.”

“Ky Boteror do te perfshije 24 skuadra, te ndare ne 8 grupe nga 3. Tete fitueset e grupit do te sfidojne njera-tjetren ne fazen e eleminimit direkt.”

“Ndeshjet do te jene nga 90 minuta e ne rast barazimi, direkt penallti pa shtese.”

“Do te jete nje turne qe do te zgjase 18  dite, me minimumi dy ndeshje dhe maksimumi pese.”

“Ne 2021 datat jane tashme te fiksuara: 10-28 qershor.”

“Mungon vetem vendi ku do te zhvillohet por Kina eshte shume e interesuar per kete event, mbase per te bere nje fare reklame edhe per boterorin e Kombetareve.”

“Klubet duhet te impenjohen qe te mos bejne keshtu turne verore ate vit per te qetesuar lojtaret (por ne kete menyre do te fitojne shume me shume.”

Nderkohe, ja se si do te ndahen 24 finalistet: 12 do te jene nga Europa, 4,5 nga Amerika Latine, 2 nga Afrika, 2 nga Azia, 2 nga Amerika Qendrore, 0,5 nga Oqeania (do te kete ndeshje direkte me Ameriken-Latine), plus nje klub nga vendi prites.”

Si do te kualifikohen? Gazzetta dello Sport shpjegon:

“Projekti origjinal parashikonte kritere te koheve te fundit: 4 fitueset e Champions Leagueve te fundit, 4 finalistet, me te mirat te renditura tek klasifikimi i Uefas… E keshtu do te jete nga 2025, edhe pse parametrat nuk jane vendosur akoma sepse duhet garantuar konkurence edhe ne fushe.”

Ashtu si informon e perditshmja italiane, nga boterori per Klube, FIFA nuk deshiron te kete fitime keshtu qe pjesa me e madhe e tyre do te shkoje per klubet, me nje shume prej 60 milione eurosh per 4 edicione (15 milione ne vit). Fituesja per shembull do te fitonte rreth 130-150 milione euro.

Deri me tani takimet e FIFA me klubet kane qene shume te kenaqshme. Mbetet per tu diskutuar edhe me Uefan dhe te rregullohen kalendaret.

Kjo eshte nje foto ilustruese nga Gazzetta dello Sport:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.