Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,295 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Botta, Icardi, Kovacic dhe jo vetem: Mazzarri ka nje pune shume te rendesishme! Nje objektiv qe vlen me shume se Europa…

Botta, Icardi, Kovacic dhe jo vetem: Mazzarri ka nje pune shume te rendesishme! Nje objektiv qe vlen me shume se Europa…
Inter Club Staff

Tifozet e Interit veshtire se do te pranojne nje perseritje te sezonit te shkuar, ku inati per mungesen e rezultateve u kthye ne nje autoironi.

Interi nuk ka fituar kurre ne kete 2014, dhe ka fituar vetem Derbyn ne 10 ndeshjet e fundit e pavarsisht kesaj, Europa League eshte vetem dy pike larg, duke mos llogaritur ketu se do te shtohej edhe nje vend ne rast se ne finalet e Kupes se Italise do te kualifikohen skuadra qe do te klasifikohen ne zonen Europiane.

Por ne kete kohe Fair Play Financiar nje objektiv eshte qe nga ky moment deri ne fund te sezonit dhe vlen me shume sesa hyrja ne Europe: Vleresimi i lojtareve qe jane e ardhmja e klubit.

Interi ka nje seri lojtaresh qe vlejne nje mal me para ne merkato. Disa prej tyre po vihen ne dukje diku tjeter (Mbaye u vlersua me plot 8 milion euro nga vete Lotito qe di vetem te vlersoje lojtaret e vet e te zhvlersoje ata qe ska ne ekip). Nderkohe ka dhe te tjere qe duhen vleresuar ne shtepi. Emrat jane keto, e pothuajse te gjithe i dijme: Ruben Botta, Mateo Kovacic, Mauro Icardi dhe… Fredy Guarin.

Motivet jane te ndryshme natyrisht. Kovacic eshte nje talent i madh dhe duhet te mbrohet nga te gjithe e mbi te gjitha te rigjenerohet. Ecja e tij me koken poshte eshte nje tregues i forte i ndrojtjes qe ekziston tek djaloshi dhe e cila duhet absolutisht te rregullohet me nje doze besimi nga ana e klubit dhe e tranjerit.

Per Icardin dhe Bottan diskutimi nuk eshte i njejte me te parin. Te dy sapo jane rikthyer nga demtimi, ne gjendje te pranueshme fizike, dhe duhet te futen ne skuader per tu vlersuar me shume progreset dhe mundesisht per ti rritur vleren ne merkato. Esht e kote te shikojme perreth: Ne kete moment Interi nuk ka lojtare te shitshem, nuk ka Pjanic qe PSG ofron 55 milion euro. Por Pjanic i radhes duhet gjendur ne ekip keto muaj.

Nderkohe diskutim komplet tjeter eshte per Fredy Guarin. Tashme “pasticja e shemtuar” eshte bere, dhe te humbesh komplet lojtarin ne kete moment do te ishte nje vetvrasje. Edhe per Kolumbianin qe nuk eshte se eshte ndonje djalosh i ri per tu vene ne vitrine si talent i se ardhmes, por edhe per vlersimin e tij ne merkato qe do te ulej ndjeshem. Vlera e kartonit te Guarin, ka rene shume nga ajo qe ndodhi ne Janar, dhe duhet te rikonstruktohet nga fillimi e te dergohet deri ne nivelet kur ekipet e medha ta deshirojne ta kene ne ekip. Nese arrihet kjo qe u fol me lart, i bie te kemi kater futbolliste qe do te deshiroheshin nga cilido ekip ne Europe, e kjo do te thote qe Interi te kete ne organik kater lojtare qe do e conin ne maje te Italise dhe Europes, e atehere, a do te kishte Guarin me shoke deshire te largohej? Mazzarri ka nje detyre qe vlen me shume se Europa League: Te vlersoje talentet qe ka ne ekip.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.