Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,732 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Botta: “Inter nje enderr, tani do te jap maksimumin. Nga argjentinasit nje ndihme e madhe, duhet te falenderoj Tigre por…”

Botta: “Inter nje enderr, tani do te jap maksimumin. Nga argjentinasit nje ndihme e madhe, duhet te falenderoj Tigre por…”
Ardis
  • On 04/02/2014, 14:40

Prezantimi zyrtar ne Pinetina per blerjen e pare te merkatos dimerore te Interit: Ruben Botta, fantazist argjentinas 24 vjecar, mbas nje performance te mire te treguar ne ndeshjen kunder Juventusit leshon deklaraten e pare si neo-lojtar i Interit.

Cfare tip lojtari je?
“Me pelqen te luaj perpara, nuk me intereson ne te djathte apo ne te majte, do te luaj aty ku tekniku ka nevoje”.

Ke ndonje model?
“Po, me pelqejne lojtaret qe bejne diferencen. Ne Argjentine kam admiruar perhere Riquelme, me pelqen Lionel Messi dhe frymezohem nga ai”.

Si te jane dukur keto muaj ne Itali?
“Ka qene nje moment i veshtire per mua nga demtimi. Kisha folur me Interin por isha i lire, per mua ishte nje enderr te vija ketu. Kam pasur frike se nuk do te vija dot ketu dhe te kisha nje klub, por Piero dhe klubi me kane ndihmuar dhe per kete i falenderoj”.

Keni zgjedhur numrin e Recobes.
“Me terhiqte menyre e lojes se tij, e kam pare duke luajtur, ka bere gjera te medha per Interin. Tashme me takon mua, ajo qe duhet te bej te punoj sa me fort per te arritur rezultate”.

Si jeni tani fizikisht? Rekuperimi ishte i shpejte dhe Mazzarri po te jep besim…
“Jam mire, ne muajin e fundit jam permisuar shume. Kam vajtur ne huazim tek Livorno dhe i falenderoj, tashme shpresoj qe ta ripaguaj besimin e Mazzarrit duke dhene maksimumin ne fushe”.

Cila eshte autonomia juaj ne fushe?
“Tashme ndihem me mire, por ketu shikohen lojtaret; grupi eshte shume i bashkuar, nga lojtaret tek trajneri, tashme dua qe te punoj dhe te mesoj nga gabimet e te kaluares. Cdo skuader vjen per te luajtur ne San Siro sikur te ishte nje finale, e vetmja gje qe te ngelet per te bere eshte te punosh ne maksimum dhe te dalesh nga kjo situate”.

Nuk ishte me mire qe te luanit i huazuar?
“Ketu ka lojtare te medhenj, eshte nje skuader e madhe; e rendesishme eshte te impenjohesh ne maksimum dhe te shfrytezosh momentin kur te jepet. E rendesishme eshte te punosh dyfish dhe te mesosh nga gabimet. Por te jem ketu per mua eshte nje enderr”.

I keni konsideruar ofertat e klubeve te tjera apo per ju Interi ishte perhere zgjedhja e pare?
“Ishin klube te tjera perpara demtimit, por objektivi ishte te vija ketu. Kisha fjalen e klubit, me pas fakti qe nuk mund te vija ketu ishte nje problem tjeter”.

Kjo zgjedhje a eshte e kushtuzuar duke ditur qe ke shume bashkepatriote ne skuader?
“Jane shume argjentinas, qe nga dita e pare qe kam ardhur ketu me kane ndihmuar. Nuk ishte e lehte per mua qe te largohesha nga Argjentina si i demtuar, por ketu ka njerez te medhenj qe me kane ndihmuar shume”.

Si e keni pare momentin e kalimit nga Tigre tek Interi? Kujtojme se presidenti nuk ishte shume i lumtur…
“Kam kaluar momente te keqija, nje dite me thonin qe do te ikja diten tjeter qe do qendroja. Por une mendoja vetem per te luajtur; do ta falenderoj perhere Tigre sepse me ka hapur dyert e futbollit qe ka rendesi kur je djalosh i ri, dhe me ka dhene gjithcka. Njerezit thonin se une nuk isha mirenjohes, por nuk eshte e vertete. Ne futboll eshte e nevojshme te ecesh perpara”.

Jeni gati te merrni persiper trashegimine e argjentinasve qe jane ne prag te largimit?
“Kane fituar shume ketu, une duhet te mesoj dhe te degjoj prej tyre, te kuptoj eksperiencen e tyre. Duhet te punoj, luftoj dhe te luaj ne menyren me te mire. Duhet te jem i vetedijshem qe cdo ndeshje eshte nje finale, duhet te kuptoj se ketu duhet te kem nje histori timen”.

Mund te na thuash disa lojtare qe jane te lidhur me historine e Interit?
“Me ka pelqyer perhere Ronaldo, por ka shume lojtare te tjere qe kane bere historine”.

Nje lojtar aktual i Interit qe te ka impresionuar?
“Te gjithe, ne vecanti Kovacic. Ka nje teknike te madhe dhe di si te dale nga situata te veshtira, dhe me ka impresionuar. Ka nje te ardhme te madhe perpara”.

Cfare ideje keni krijuar per Juventus-Inter dhe si ka ndryshuar kur u futet ne loje?
“E dinim qe ne fillim qe do te ishte e veshtire, ata ne pjesen e dyte kane shenuar dy gola te shpejte. Une kam hyre dhe kam dhene gjithcka, jam perpjekur te kuptoj ate qe kerkonte trajneri”.

Na tregoni dy gjera te jetes tende private?
“Jetoj ne Como, vetem”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags