Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

578 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Botta, te henen takimi midis agjentit dhe Ausilios. Torino nuk heq dore dhe…

Botta, te henen takimi midis agjentit dhe Ausilios. Torino nuk heq dore dhe…
Ardi Deda

Mund te jete te henen dita vendimtare per te kuptuar perfundimisht se cila do te jete e ardhmja e Ruben Botta. Argjentinasi qe dite pas dite po vleresohet nga Mazzarri dhe nga ambienti ne Pinetina, mund te qendroje por ne te njejten kohe mund edhe te ndryshoje ambient. Sipas FcInter1908.it shume do te varet nga ajo qe do te vendoset ne takimin qe do te mbahet pasneser midis agjentit te tij Levinton dhe drejtorit sportiv zikalter Piero Ausilio.

Nderkohe Torino, me shume se Hellas Verona, nuk ka hequr dore nga lojtari. Botta ne fakt do te ishte zevendesuesi ideal i Alessio Cerci nese ky i fundit do te largohej nga Torino. Drejtori sportiv i Torinos Petrachi ka mbajtur gjithmone kontaktet me agjentin e argjentinasit dhe java e ardhshme duhet te jete ajo e duhura per te patur perfundimisht nje ide me te qarte per te ardhmen dhe e ardhmja e Botta eshte e lidhur me ate te Cercit.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.